Sa më i suksesshëm, më pak miq

Sa më i suksesshëm, më pak miq

Ndonjëherë, kur arrijmë të rregullojmë jetën tonë personale apo profesionale, kolegët e miqtë, madje edhe të afërmit, bëhen xhelozë sipas mënyrave të ndryshme. Dikush duke munguar në sukseset tona, duke mos na uruar e mbështetur e dikush tjetër, duke zgjedhur të luajë me dy fytyra: Duke uruar, “larë e shpëlarë” me komplimente dhe nga ana […]

Ndonjëherë, kur arrijmë të rregullojmë jetën tonë personale apo profesionale, kolegët e miqtë, madje edhe të afërmit, bëhen xhelozë sipas mënyrave të ndryshme. Dikush duke munguar në sukseset tona, duke mos na uruar e mbështetur e dikush tjetër, duke zgjedhur të luajë me dy fytyra: Duke uruar, “larë e shpëlarë” me komplimente dhe nga ana tjetër, fillon nën rrogoz të punojë kundër asaj gjësë së bukur që të ka ndodhur.

Disa njerëz kanë vështirësi të mëdha që ta mbështesin suksesin – kryesisht suksesin e të tjerëve. Shumë sipërmarrës të suksesshëm thonë se sa më shumë lartësohet suksesi i tyre, aq më pak miq kanë. Po, nga vjen kjo xhelozi, e cila na bën që të humbin miqtë tanë; dikush duke u larguar hapur e dikush në fshehtësi?

Ja arsyet pse miku apo mikesha juaj, gati sa “nuk po ju han me sy”, ndaj shpërndajeni këtë artikull dhe jepjuani ta lexojnë: ta shuajnë pak përbindëshin me sy jeshilë: xhelozinë!

– Xhelozia mund të lindë nga konkurimi mes dy njerëzve (mes jush dhe personit me të cilin jeni në garë).

– Pasiguri me aftësitë personale dhe cili është pozicioni i mikut/mikeshës në jetë. Nëse dikush ndihet 100% i sigurtë për aftësitë e tij, ai apo ajo nuk do të ndihet kurrë xheloz.

– Të pasurit nevojë: Nëse dikush ka nevojë, do të ndihet gjithnjë e më shpesh xheloz kur një person pranë tij përjeton suksese të konsiderueshme financiare.

– Thjesht, sepse është një person i lig dhe i papërmbushur dhe xhelozia i është bërë ves dhe e pamenaxhueshme…

Xhelozia është një emocion normal që gjithkush përjeton, por nëse nuk jemi të kujdesshëm, mund të kthehet në pakënaqësi dhe hidhërim. Prandaj është krejtësisht normale të ndjesh pak zili nga koha në kohë, për aq kohë sa jeni sinqerisht të lumtur për arritjet e mikut tuaj. Por nëse ndiheni ziliqarë që e shoqëroni me thashetheme apo pengesa që dëmtojnë mikun apo mikeshën tuaj, jeni në rrugën e gabuar.

Xhelozi, do të thotë se keni vlerësim të ulët për veten dhe mund të nxiteni të flisni keq për personin e suksesshëm, qoftë duke biseduar në person, ose më keq: prapa krahëve. Kështu që në vend që të ndiheni xhelozë, mos e humbisni këtë mundësi për t’i kthyer këto emocione negative në pozitive, duke bërë që të frymëzoheni nga miku juaj i suksesshëm, dhe shihni se çfarë mund të përfitoni prej tij. Jini krenarë për miqtë tuaj, dhe mos u përpiqni ta përdorni suksesin e tyre si justifikim për mungesën e suksesit tuaj.

Si t’u rekomandoni miqve të mirë (por pak xhelozë) që të menaxhojnë xhelozinë për sukses…

Mos e krahasoni veten me miqtë tuaj.

Kjo përfshin të krahasosh asetet, arritjet dhe paraqitjen. Nëse e bëni këtë, atëherë duhet të ndaloni sepse kjo dë t’ju bëjë edhe më të pasigurtë dhe xheloz. Mësohuni të kënaqeni me jetën dhe çfarë keni. Nuk e dini se çfarë ka kaluar miku juaj për të arritur suksesin. Duhet të mbani mend gjithmonë se bari nuk është gjithmonë jeshil nga ana tjetër.

Pranojeni që po bëheni xhelozë.

Është e rëndësishme të jeni të ndershëm me veten. Ndonjëherë urrejmë të pranojnë që jemi xhelozë për miqtë tanë, por përpara se ta zgjidhim problemin, duhet të pranoni se ekziston. Derisa ta pranoni se po ushqeni ndjenja xhelozie për mikun tuaj, asgjë nuk mund t’ju ndalë që ta tejkaloni. Kështu që pyeteni veten, doni vërtetë të pozicionoheni në vendin e tij apo asaj? Apo të keni diçka që ata kanë?

Përpiquni të fokusoheni tek miqësia.

Ndonjëherë të qenit xhelozë, mund të minojë miqësinë. Përpiquni të kujtoni përse e zgjodhët këtë person si mik. Çfarë humori kanë, ndershmërie; keni të njëjtën shije në muzikë. Gjërat kanë ndryshuar, por thellë në veten e tyre, ata janë të njëjtët persona. Mendoni për cilësitë që iu kanë bërë bashkë.

Shihni brenda vetes, ndonjëherë xhelozia vjen nga pasiguritë tuaja.

Thojini vetes suaj që jeni unikë dhe po aq të mirë sa personi tjetër. Ndihuni rehat dhe me besim në vetvete, njihni dhe vlerësoni aftësitë tuaja, sepse nëse nuk i vlerësoni vetë aftësitë tuaja, asnjëri tjetër nuk mund ta bëjë dhe si rezultat do përfundoni duke krahasuar veten me të tjerët. Kini parasysh se suksesi nuk është një resurs i limituar që mund të shterohet për shkak të suksesit të të tjerëve.

Ka mjaftueshëm sukses për të gjithë!

Të ngjashme
Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision