Pasoja e mistershme të marihuanës

Pasoja e mistershme të marihuanës

Një sëmundje e pazakontë është në rritje në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në shtetet që kanë legalizuar marihuanën Përdoruesit e zakonshëm të kanabisit, përfshirë adoleshentët, po shfaqen në dhomat e urgjencës duke u ankuar për shqetësime të rënda të zorrëve. “Janë duke u ankuar për dhimbje barku, kanë shumë të përziera dhe mbajnë vazhdimisht barkun […]

Një sëmundje e pazakontë është në rritje në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në shtetet që kanë legalizuar marihuanën

Përdoruesit e zakonshëm të kanabisit, përfshirë adoleshentët, po shfaqen në dhomat e urgjencës duke u ankuar për shqetësime të rënda të zorrëve.

“Janë duke u ankuar për dhimbje barku, kanë shumë të përziera dhe mbajnë vazhdimisht barkun me dorë”, thotë dr. Sam Wang, mjeku i cili po trajton adoleshentët me këtë lloj problemi, shkruan CNN.

“Ata vjellin dhe pastaj vazhdojnë të vjellin edhe më shumë. Kjo vazhdon me orë të tëra”, shton ai.

Sam thotë se “kemi të bëjmë me një rast të sindromës së hiperemezisë së kanabisit ose CHS”.

Një gjendje e çuditshme

Sindroma e hiperemezisë së kanabisit shpërtheu në skenën mjekësore në 2004, kur një grup studiuesish kaluan 19 përdorues kronikë të marihuanës me të njëjtat simptoma. Studiuesit ndoqën nëntë nga pacientët me kalimin e kohës dhe zbuluan se simptomat u larguan kur përdorimi i kanabisit u ndalua, por u kthyen kur u rifillua.

Ajo që është edhe më e çuditshme, është se të gjithë këta pacientë janë vetëtrajtuar fillimisht me një dush të nxehtë, pa asnjë lloj sugjerimi nga mjekët.

Pse një banjë e nxehtë? Kjo nuk është plotësisht e qartë. Tetrahydrocannabinol, ose THC, përbërësi kryesor tek marihuana, ka qasje në receptorët e dhimbjes së trupit, kështu që një teori është se ndjenja tërheqëse e nxehtësisë ekstreme ndërpret ciklin e dhimbjes, duke lehtësuar kështu simptomat. Në këtë kontekst, vetë trupi i pacientëve ka kërkuar një dush të nxehtë.

THC-ja dhe kanabinoidët e tjerë në bimën e marihuanës janë përdorur për lehtësimin e dhimbjeve – duke hequr, në mënyrë paradoksale, pikërisht të vjellat dhe dhimbjen e kokës tek pacientët me kancer që i nënshtrohen kimioterapisë.

Pavarësisht popullaritetit të marihuanës si një qetësues dhimbjesh, rezultatet e studimit mbi efektivitetin e saj kanë qenë të përziera. Megjithatë, pse i njëjti përbërës do të lehtësonte dhe gjithashtu do të shkaktonte dhimbje? Ndër një mori mundësish: Nivelet e dozës.

Një mister tjetër: Jo të gjithë përdoruesit e marihuanës apo lëndëve të tjera të ngjashme janë prekur nga CHS. Nuk është plotësisht e qartë se kush është i predispozuar të preket nga ky çrregullim, citon Anabel.

Pyetje të tjera pa përgjigje: A ka një kohëzgjatje të caktuar? A është një lloj më specifik produkti? Për këto dhe shumë të tjera, mjekët nuk kanë ende përgjigje.

Të ngjashme
Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision