Gabimet që po bëni me furçën e dhëmbëve ju zbehin buzëqeshjen

Gabimet që po bëni me furçën e dhëmbëve ju zbehin buzëqeshjen

Furça është mjeti më i rëndësishëm për higjienën e gojës, ndaj edhe duhet pasur shumë kujdes me të. Të gjithë duan të kenë dhëmbë të bardhë dhe buzëqeshje rrezëllitëse, por mënyra se si kujdesemi për furçën është shpeshherë e gabuar. Më poshtë janë të renditura disa gabime që shumë prej nesh bëjnë me furçën e […]

Furça është mjeti më i rëndësishëm për higjienën e gojës, ndaj edhe duhet pasur shumë kujdes me të. Të gjithë duan të kenë dhëmbë të bardhë dhe buzëqeshje rrezëllitëse, por mënyra se si kujdesemi për furçën është shpeshherë e gabuar. Më poshtë janë të renditura disa gabime që shumë prej nesh bëjnë me furçën e dhëmbëve. Ndiqini me kujdes!

Vendosja e furçës në vende të gabuara

Furça e dhëmbëve duhet të qëndrojë në një vend të hapur, por jo në vende me lagështirë dhe jo aty ku mund të ketë kontakt me bakteret. Mos harroni asnjëherë që furça të jetë e mbrojtur nga një kapak, por më parë duhet ta lini të thahet dhe pastaj ta vendosni aty. Kapaku mbrojtës pengon në mënyrë të ndjeshme futjen e baktereve. Edhe nëse udhëton, furça duhet të jetë e mbuluar që të mbrojë fijet.

Nuk e ndërroni furçën për një kohë të gjatë

Dr. Ramzi Matar, përfaqësues i “Ëinter Park Family Dentistry”, rekomandon ndërrimin e furçës një herë në 3-4 muaj, por edhe në rastet kur keni kaluar një gjendje gripale apo një virus tjetër. Nëse fijet e saj kanë filluar të dëmtohen, zëvendësimi mund të bëhet edhe më shpesh.

Nuk zgjidhni furçën e duhur

Të zgjedhësh një furçë të mirë do të thotë që t’i kesh dhëmbët më të shëndetshëm dhe pa dëmtuar zmaltin. Shoqata Britanike për Shëndetin e Dhëmbëve rekomandon përdorimin e furçave të buta, me fije të qëndrueshme, të cilat mund të shkojnë në çdo pjesë të gojës. Por kujdes duhet të tregosh edhe me bishtin mbështetës, i cili ndonjëherë është mjaft delikat. Disa stomatologë rekomandojnë përdorimin e furçës elektronike për shkak të rezultave të shkëlqyera në pastrimin e dhëmbëve.

Shpëlarja me ujë para përdorimit

Dr. Ramzi Matar thotë se kjo nuk është e nevojshme. Nëse furça ruhet në ambient të pastër, të hapur dhe është e mbrojtur me kapak, nuk ka nevojë të shpëlahet para përdorimit.

Nuk e përdorni në pjesët e brendshme

Një furçë e butë është në gjendje të pastrojë çdo pjesë dhëmbësh në gojë. Por shumë njerëz shpeshherë neglizhojnë pastrimin e pjesës së brendshme të dhëmbëve edhe për shkak të furçës së gabuar dhe me fije të forta. Nëse nuk e përdor siç duhet furçën, dhëmbët do të krijojnë shtresa dhe do të dëmtohen nga mbledhja e kaviteteve në shtresën e brendshme.

Të ngjashme
Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision