Ëmbëlsira e Krishtlindjeve, origjina e panetones dhe receta si ta gatuani në shtëpi

Ëmbëlsira e Krishtlindjeve, origjina e panetones dhe receta si ta gatuani në shtëpi

Panetone është ëmbëlsira më e preferuar e Krishtlindjeve, edhe pse është ëmbëlsirë me origjinë italiane. Si lindi Panetone? Panetone lindi në Milano dhe origjina e saj daton nga shekulli XIV. Panetone tradicionale e Milanos është ajo e gjata, por ekziston edhe varianti i shkurtër dhe i gjerë, i cili është përhapur më së shumti në […]

Panetone është ëmbëlsira më e preferuar e Krishtlindjeve, edhe pse është ëmbëlsirë me origjinë italiane.

Si lindi Panetone?

Panetone lindi në Milano dhe origjina e saj daton nga shekulli XIV. Panetone tradicionale e Milanos është ajo e gjata, por ekziston edhe varianti i shkurtër dhe i gjerë, i cili është përhapur më së shumti në Piemonte.

Panetone tipike e traditës milaneze, e cila konsiston në gatimin e saj me dorë, është një produkt furre, me përbërës natyralë për ardhjen e brumit dhe ka një formë tipike cilindrike të marrë nga “letra e furrës”, e cila ngjitet derisa produkti të përfundojë. Ëmbëlsira përfaqëson një strukturë të butë dhe një aromë tipike të fermentuesve si soda e bukës. Panetone tipike e traditës artizanale milaneze gatuhet me ujë, miell, gjalpë, vezë (ose vetëm të verdhat e vezëve), por mund të shtohen edhe copa të prera të frutave të freskëta, lëkurë portokalli ose qitroje.

Ja si të përgatisni panetone vetë në shtëpi:

Përbërësit:

1 kg fruta të thata të përziera si rrush, qershi, portokall, kumbull, kajsi, mollë etj.

1 gotë lëng portokalli

1 gotë lëng limoni

150 ml konjak ose rum

250 gr gjalp i shkrirë

200 gr sheqer ngjyrë kafe (ose të bardhë)

175 gr miell

100 gr bajame të prera në feta të holla

1/2 lugë pluhur pjekje

1 lugë kanellë

1 majë luge karafil pluhur

4 vezë të mëdha

1 lugë ekstrakt vanilje

Në një tigan me zjarr të ngadaltë hidhni konjakun ose rumin, gjalpin, frutat e thata dhe sheqerin, lërini të ziejnë për 5 minuta. Më pas hidheni masën e krijuar në një tas të madh dhe lëreni të ftohet në temperaturën e ambientit për 30 minuta. Pasi masa të jetë ftohur hidhni me ngadalë miellin, pluhurin e pjekjes, lëngun e limonit, lëngun e portokallit, kanellën, karafinin, vaniljen dhe vezët, të gjithë përbërësit përziejni së bashku derisa të formohet një miell i butë dhe elastik. Merrni një enë të rrumbullakët në formën e kekut dhe lyejeni me gjalp dhe hidheni brumin. Sipër brumit shtoni bajamet e prera në feta të holla.

Futeni panetonen të piqet për 25 minuta në temperaturën 180 gradë.

Ju bëftë mirë dhe Gëzuar Krishtlindjet!

Të ngjashme
Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision