Arsyet më të shpeshta pse gratë vendosin të mos martohen

Arsyet më të shpeshta pse gratë vendosin të mos martohen

Jo të gjitha vajzat dhe gratë mendojnë se kanë nevojë për një mashkull që t’i bëjë të lumtura dhe të kënaqura në jetë. Këto janë femrat për të cilat të qenit beqare është një bekim. Ato përqafojnë vetminë e tyre dhe e duan lirinë pa kufi. Ato nuk mendojnë se të qenit beqare është diçka […]

Jo të gjitha vajzat dhe gratë mendojnë se kanë nevojë për një mashkull që t’i bëjë të lumtura dhe të kënaqura në jetë. Këto janë femrat për të cilat të qenit beqare është një bekim. Ato përqafojnë vetminë e tyre dhe e duan lirinë pa kufi. Ato nuk mendojnë se të qenit beqare është diçka për t’u shqetësuar.

Në fakt, për disa gra, marrëdhëniet kanë të bëjnë me dramë dhe gjithçka duket shumë e ndërlikuar për t’u trajtuar..

Në fund të ditës, martesa është një zgjedhje shumë personale dhe çdo vendim i marrë është i drejtë. Shumë gra zgjedhin të mos përfshihen në një institucion të tillë si martesa për arsye nga më të ndryshmet. Disa nga më të shpeshtat i gjeni më poshtë:

Nuk janë të gatshme të bëjnë kompromise tradicionale

Një grua që nuk është dakord të gatuajë e të pastrojë ose të jetë prindi që shoqëria preferon. Thjesht nuk takon burra që duan llojin e asaj që ajo është.

Një bashkëshort i padobishëm

Nëse një femër është në vështirësi ekonomike dhe takon burra në të njëjtën situatë me të ose edhe më keq, atëherë ajo e sheh të vështirë situatën. Nuk është sekret fakti që shumë femra zgjedhin të mos martohen më partnerë të cilët mund t’ua rëndojnë situatën ekonomike. Përgjithësisht, natyra e gruas kërkon siguri dhe qëndrueshmëri, elementë që lidhen ngushtë me gjendjen financiare.

Taksa e martesës

Disa femra i pengon fakti që martesa përfshin edhe një kosto ekonomike. Asaj do t’i duhet të paguajë më shumë nëse martohet me dikë që fiton aq sa ajo ose më shumë.

Suksesi ndryshon gjithçka

Kur një grua është e privilegjuar ose shumë e suksesshme, martesa vjen shumë kollaj-ose jo. Për më tepër një gruaje nuk i duhet një bashkëshort që është avokat i një korporate të fuqishme kur ajo vetë është avokate e një korporate të fuqishme. Të përfitosh nga mundësitë profesionale ose ekonomike që të jepen, mund të jetë e vështirë kur duhet t’i përkushtohesh një bashkëshorti po aq ambicioz ose me një axhendë jete të ndryshme. Kjo lloj gruaje mund të zgjohet çdo ditë me sfida të reja interesante dhe të mendojë: “është më mirë të pres”.

Shmangia e burrave tradhëtarë

Kjo frikë bën që një pjesë e mirë grash ta mendojnë mirë një vendim të tillë si martesë.

Presin të duhurin

Këto janë gratë që presin për njeriun e duhur ose për atë që do të bien në dashuri dhe ai do t’i dojë po aq sa e duan ato. Nëse ky mashkull nuk vjen, atëherë ato preferojnë të vazhdojnë vetëm. Ndërsa femrat bëhen më përzgjedhëse, edhe më shumë faktorë hyjnë në ekuacionin e martesës.

Të ngjashme
Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision