5 gjëra që duhet t’i bëni tani për të qenë të përgatitur për festa

5 gjëra që duhet t’i bëni tani për të qenë të përgatitur për festa

Tashmë numërimi mbrapsht ka filluar; deri në Krishtlindje kanë mbetur edhe pak ditë! Dhe ndërsa fillimi i dhjetorit mund t’ju duket pak herët për këto gjëra, planifikimi më përpara në kohë është çelësi për të menaxhuar (dhe për t’i kaluar) festat pa stres. Nëse jeni tip që i planifikoni gjërat, më poshtë do të lexoni […]

Tashmë numërimi mbrapsht ka filluar; deri në Krishtlindje kanë mbetur edhe pak ditë! Dhe ndërsa fillimi i dhjetorit mund t’ju duket pak herët për këto gjëra, planifikimi më përpara në kohë është çelësi për të menaxhuar (dhe për t’i kaluar) festat pa stres.

Nëse jeni tip që i planifikoni gjërat, më poshtë do të lexoni se çfarë mund të bëni për t’u përgatitur për Krishtlindje.

Vendosni një buxhet

Para se të filloni të mendoni për përgatitjet tuaja për Krishtlindje, duhet të llogarisni buxhetin tuaj me mençuri.  Si bëhet kjo? Mos harroni të listoni gjithçka që ju nevojitet nga ushqimet, te dekorimet, dhuratat, pulovrat e Krishtlindjeve e kështu me radhë.

Llogarisni të planifikoni  sa do të shpenzoni për secilën dhe shkruani gjithçka. Duke bërë këtë do të keni një ide më të mirë se si të menaxhoni paratë tuaja dhe të evitoni të bëni shpenzime të panevojshme , shpesh të shtyra nga paniku kur afrohet dita e madhe.

Organizoni axhendën tuaj

Dhjetori është një prej muajve më impenjativë të vitit. Mes ecejakeve për dhurata, kohës së kaluar në shtëpi për të programuar festat dhe darkën e Krishtlindjeve me miq dhe kolegë, është e lehtë të harrosh gjëra. Pra, merrni laps e letër dhe shënoni në axhendë gjithçka që duhet të bëni. Përpiquni të organizoni kohën tuaj sa më mirë duke i shpërndarë aktivitet tuaja në gjithë muajin. Kështu nuk do të gjendeni në minutën e fundit para situatave dhe të blini gjëra pa i menduar.

Bëni një listë të gjërave që duhet të bëni (dhe filloni t’i blini)

Mënyra më e mirë për të kursyer kohë, mund dhe lodhje është t’i blini dhuratat e Krishtlindjeve shumë para kohe. Nëse nuk keni nisur, është momenti të bëni ca pazare Krishtlindjesh.

Për të filluar, krijoni një listë të të gjitha dhuratave që duhet të bëni dhe kërkojini në oferta.  Gjurmoni blerjet më të leverdishme dhe përpiquni t’i blini të gjitha dhuratat në gjysmën e parë të dhjetorit.

Në këtë mënyrë do të evitoni stresin e dhuratave të minutës së fundit ose problemet e shpërndarjes me vonesë.

Përgatisni menunë e festave (dhe filloni të blini ato që mundeni)

Nëse do të keni të ftuar gjatë festave, si për drekën ashtu edhe për darkën, do të ishte mirë të fillonit menjëherë të mendonit për menunë.

Nëse jeni në kërkim të ideve, mund të shihni emisione gatimi, të shfletoni revista me receta ose të ndiqni këshillat e shefave më të famshëm. Pasi të keni zgjedhur menunë, shkruani recetat dhe renditni përbërësit në mënyrë që të jeni të përgatitur për Krishtlindje.

Shkruani pusullat e Krishtlindjeve

Një gjë tjetër që shpesh e bëjmë në minutën e fundit është shkruarja e pusullave për të uruar festa të lumtura.

Pra, pse të mos filloni tani? Nuk ka rëndësi nëse nuk i keni blerë ende dhuratat, thjesht shkruani gjithsesi kartolinat e urimit. Duke bërë këtë, jo vetëm që do të shmangni streset e minutës së fundit, por edhe urimet do të jen më të bukura dhe origjinale sepse do të keni më shumë kohë për t’u kushtuar atyre.

Të ngjashme
Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision