4 momente që s’i shmangim dot gjatë periudhës së festave, sidomos nëse jeni single

4 momente që s’i shmangim dot gjatë periudhës së festave, sidomos nëse jeni single

Jemi zyrtarisht në ditët që ndihet më shumë atmosfera e festave. Ose thënë ndryshe, në ato ditët ku pyetja që të besdis më shumë, bëhet edhe më shumë: “Akoma single ti?” Përveç këtij “sikleti” janë ca ndjesi specifike që na vijnë fiks gjatë periudhës festive. Për çfarë situatash e kemi fjalën? 1. Ndjesia e rikthimit […]

Jemi zyrtarisht në ditët që ndihet më shumë atmosfera e festave. Ose thënë ndryshe, në ato ditët ku pyetja që të besdis më shumë, bëhet edhe më shumë: “Akoma single ti?” Përveç këtij “sikleti” janë ca ndjesi specifike që na vijnë fiks gjatë periudhës festive. Për çfarë situatash e kemi fjalën?

1. Ndjesia e rikthimit në shtëpi për festa!

Ata që jetojnë dhe punojnë jashtë e dinë mirë për çfarë e kemi fjalën. Pas një kohe të gjatë, kur kthehesh në shtëpi për festa e ke të pamundur të mos bëhesh nostalgjik, melankolik dhe më emocional se zakonisht. Kthehesh tek dhoma jote e fëmijërisë, tek kujtimet, komshinjtë dhe ndjen që ditët nuk mjaftojnë për të dalë me miqtë që ke lënë këtu. Pastaj, ulesh në tryezë me familjen dhe nis bombardimi me pyetje të tipit: “Çfarë ke ndërmend të bësh me jetën? Kur do martohesh, fejohesh? Pse je dobësuar? Mos ndoshta atje nuk ushqehesh mirë?” Fundi i çdo fjalie përfundon me “ha pak se nuk ke ngrënë asgjë”. Aty ndjen dhe më shumë se të kishte marrë malli.2. Momenti i sikletshëm kur takon kolegët e punës me partnerët përkatës në festën e kompanisë

E mbani mend kur ishit në shkollë fillore dhe imagjinonit që zysha juaj kujdestare jetonte brenda shkollës? Në mendjen tuaj ajo flinte aty dhe në mëngjes hynte në klasë për mësimin e radhës. E njëjta gjë ndodh edhe me shefin e punës i cili s’del kurrë nga zyra, por krejt “papritur” rezulton që ai dhe kolegët e tjerë kanë një jetë përtej atyre mureve. Po flasim për ndjesinë e shkaktuar kur në festën e punës ti i njeh dhe i sheh njerëzit me të cilët punon nga një tjetër këndvështrim.

3. Sa herë të shohin në një dyqan, të pyesin nëse po ble dhuratë “për dikë të veçantë”

“Jo po e blej për vete!” Mbylleni me kaq këtë bisedë dhe shijoni pazarin! Pyetja në fjalë është e pashmangshme, sepse ata duan të dinë diçka më tepër, por lëreni me aq.

4. E gjen veten papritur të ftuar në fejesën e dikujt!

Ka diçka tek sezoni i festave që i bën njerëzit të marrin vendime të rëndësishme. Me rënien e temperaturës, burrat vendosin të propozojnë më shumë partneret e tyre dhe nisin kërkimet për unazat e fejesës. Pastaj, krejt papritur ti mëson që je e ftuar tek fejesa e kushërirës, e fqinjës që ke përballë apo kolegut që nuk e dije as që ishte i lidhur. Nga ana tjetër, ti po mendon si t’ja bësh për të mos marrë asnjë kilogram derisa bakllavaja dhe gjeli të mbarojnë.

Burimi: Elite Daily

Të ngjashme
Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision