Pse të famshmit po flasin hapur në lidhje me ndërhyrjet e tyre plastike?

Pse të famshmit po flasin hapur në lidhje me ndërhyrjet e tyre plastike?

Në fund të korrikut, një kirurg plastik në Nju Jork, Andrew Jacono, ishte në sallë, duke u përgatitur për një ditë rutinë operacioni. “Papritur stafi im hyn me nxitim,” thotë ai. “Dhe thonë, ‘Marc Jacobs sapo postoi një foto të fytyrës së tij të fashuar!’ Isha si, whaaaat? Nuk mund ta besoja.” Sepse ishte vetë […]

Në fund të korrikut, një kirurg plastik në Nju Jork, Andrew Jacono, ishte në sallë, duke u përgatitur për një ditë rutinë operacioni. “Papritur stafi im hyn me nxitim,” thotë ai. “Dhe thonë, ‘Marc Jacobs sapo postoi një foto të fytyrës së tij të fashuar!’ Isha si, whaaaat? Nuk mund ta besoja.”

Sepse ishte vetë doktori që i kishte bërë Jacobs-it një lifting të fytyrës një ditë më parë. “Nuk e kisha idenë se ai do ta publikonte këtë,” thotë Dr. Jacono. “Unë u mahnita plotësisht. Por ky është Marc… Ai është transparent për gjithçka në jetën e tij, kështu që nuk duhet të jetë dhe aq tronditëse.”

“Kur Marc e postoi, njerëzit mund të shihnin se nuk ishte një gjë kaq e vështirë, e tmerrshne apo e dhimbshme, gjë që e shihet si shqetësim rreth operacioneve plastike,” thotë Dr. Jacono. “Dhe Marc më pas dukej si vetvetja. Ai dukej normal.”

Transparenca dhe realiteti i Jacobs ndezi një bisedë të vonuar prej kohësh: Në një epokë që vlerëson vërtetësinë, pse të mos flasim hapur për ndërhyrjet plastike?

Ka një ndryshim shumë të madh kohët e fundit, por megjithatë stigma mbetet! 

Ekspertët përmendin disa arsye pse ndërhyrjet plastike janë kthyer në një fenomen normal. Njëra është operacioni plastik i nxitur nga COVID, “Zoom boom”, i cili filloi kur njerëzit zbuluan shpejt se videoja në kohë reale nuk mund të rregullohet.

Gjithashtu, shumë procedura janë bërë më të përballueshme, thotë Clare Varga, drejtuese e bukurisë në kompanin ëWGSN. Ndërhyrjet po bëhen më të sigurta ndërsa teknologjia përmirësohet, por ende operacioni, mbart rreziqe të tilla si mpiksja e gjakut, infeksionet, grumbullimi i lëngjeve dhe dëmtimi i nervave. Për shembull, ngritja e vitheve braziliane (BBL) është quajtur një nga procedurat më të rrezikshme; në vitin 2018, Shoqata Amerikane për Kirurgjinë Plastike (ASPS) vlerësoi se shkalla e vdekjes ishte 1 në 3000.

Por më shumë se çdo gjë tjetër, shton Varga, “ajo që e ka normalizuar plotësisht [kirurgjinë] janë mediat sociale. Ne kemi parë dermatologët të bëhen ndikuesit e rinj.”

Mediat sociale dhe industria e kirurgjisë estetike po ndërthuren gjithnjë e më shumë ndërsa popullariteti i këtyre postimeve rritet.

Urmen Desai, një kirurg plastik në Beverly Hills, i cili ka një klientelë VIP, thotë se ai merr plot 90 për qind të pacientëve të tij nga Instagrami. “Më dërgojnë DM për një takim,” thotë ai. “Instagrami është si Google i ri”.

Pacientët që dikur ishin të rezervuar për të qenë në profilin e tij social, tani pyesin nëse ai do t’i regjistrojë operacionet e tyre në mënyrë që miqtë të mund t’i shohin.

“Kjo gjeneratë e re e pacientëve me njohuri të mediave sociale ka filluar të drejtojë tendencat e kirurgjisë plastike, thotë Varga. “Një gjë që po shohim është se ata janë duke vlerësuar individualitetin dhe autenticitetin duke theksuar diçka që është tashmë aty, në vend që të thonë: “Unë dua buzë si filani”.

Të ngjashme
Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision