Si t’i trajtosh strijat në vjeshtë, produkte natyrale për rezultate më të larta

Si t’i trajtosh strijat në vjeshtë, produkte natyrale për rezultate më të larta

Strijat, që njihen ndryshe edhe si smaljaturat, janë një problem serioz për lëkurën, që vijnë së pari nga gjenet, por edhe nga ndryshimet e menjëhershmë të lëkurës. Kur lëkura zgjerohet ose tkurret shumë shpejt, në raste si shtim peshe në kohë të shkurtër, shtatzëni apo rritje gjiri, krijimi i strijave është pothuaj gjithmonë i mundur. […]

Strijat, që njihen ndryshe edhe si smaljaturat, janë një problem serioz për lëkurën, që vijnë së pari nga gjenet, por edhe nga ndryshimet e menjëhershmë të lëkurës. Kur lëkura zgjerohet ose tkurret shumë shpejt, në raste si shtim peshe në kohë të shkurtër, shtatzëni apo rritje gjiri, krijimi i strijave është pothuaj gjithmonë i mundur. Sipas specialistëve, strijat janë shenja të cilat nuk eliminohen përfundimisht, por me disa produkte natyrale, zbehja e tyre mund të jetë e suksesshme.

Vaj bajame dhe vajra esencialë (livando, trëndafil, mente etj.)
Masazhi me vaj bajame është këshilla kryesore që japin dermatologët për reduktimin e strijave. Nëse përdoret shpesh dhe i përzier, vaji i bajames është një zgjidhje e mirë për zvogëlimin e gjerësisë së tyre. Por vajin e bajames mund të përziesh me vajra të tjerë natyralë (vaj ulliri, vaj kokosi, vaj jojoba, etj.) dhe të aplikohet çdo natë mbi strijat e formuara.

Edhe vaji i ullirit është mjaft i rekomanduar për zbehjen e strijave të lëkurës, sepse është i pasur me vitaminë E, vitamina që neutralizon radikalet e lira në lëkurë, duke e mbajtur atë të zhdërvjellët.

Pi shumë ujë dhe evito pijet e gazuara

Përveç arsyeve të njohura, një arsye shumë e rëndësishme në formimin e strijave në lëkurë është mungesa e lagështirës. Trupi ka nevojë të jetë i hidratuar, në mënyrë që të shmangë sa më shumë dëmtimet që ndodhin në lëkurë. Duke shmangur kafeinën, pijet me sheqer, por edhe lëngjet e gazuara, do ta kesh më të lehtë ta mbash trupin gjithmonë të hidratuar.

Trajtim me të bardhën e vezës

Si në çdo rast të përdorimit të saj në lëkurë, e bardha e vezës është mjaft e rekomanduar edhe për të zbehur strijat në trup. Vetëm e bardha e vezës (pa të verdhën) mund të përdoret edhe më shumë se një herë në ditë nëse do të përshpejtosh zbehjen e strijave.

Scrub me sheqer

Rekomandohet në këto raste sheqeri i errët. Përzje 1/2 filxhan sheqer me lëngun e një limoni dhe shtoji një lugë çaji vaj bajame. Sa herë që mund të jesh duke bërë dush, kjo përzierje do të të ndihmojë ta bësh lëkurën të shkëlqejë.

Aloe vera

Njihet si një nga bimët që bën mrekulli në lëkurë, jo vetëm sa u përket trajtimeve të djegieve, por edhe për të minimizuar strijat. Është e thjeshtë për t’u përdorur, mjafton që xhelin e aloes ose vajin ta aplikosh mbi strija dhe lëre derisa lëkura ta përthithë. Gjithashtu, mund të përziesh aloe vera me vaj nga vitamina E dhe ta aplikosh mbi lëkurë.

Të ngjashme
Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision