Çfarë kuptimi kanë simbolet në etiketën e rrobave

Çfarë kuptimi kanë simbolet në etiketën e rrobave

A ju ka ndodhur që t’i “shkatërroni” veshjet pasi i keni larë? Mund të jenë zbardhur ose ngushtuar për shembull. Të mos flasim për hekurosjen…E gjitha kjo sepse me shumë mundësi, nuk u keni kushtuar rëndësi etiketave. Nëse herën tjetër dyshoni se mos prishni ndonjë rrobë delikate, ja se çfarë nënkuptojnë simbolet. Simbolet për larjen […]

A ju ka ndodhur që t’i “shkatërroni” veshjet pasi i keni larë? Mund të jenë zbardhur ose ngushtuar për shembull. Të mos flasim për hekurosjen…E gjitha kjo sepse me shumë mundësi, nuk u keni kushtuar rëndësi etiketave. Nëse herën tjetër dyshoni se mos prishni ndonjë rrobë delikate, ja se çfarë nënkuptojnë simbolet.

Simbolet për larjen

Çfarë kuptimi kanë simbolet në etiketën e rrobave

Simbolet e vaskës tregojnë se në cilën temperaturë dhe cikël rrotullimi duhet t’i lani rrobat, ose nëse rrobat mund të lahen në lavatriçe. Temperatura tregohet nga numri i pikave dhe cikli rekomandohet nga numri i vizave nën ikonën e vaskës. Një pikë është 30 gradë Celcius (ujë i ftohtë) dhe dy pika janë 40 gradë Celcius. Çdo pikë që shtohet është +10 gradë Celcius.

Nëse ka dy viza poshtë vaskës, do të thotë që duhet t’i lani me ciklin delikat. Nëse ndodhet një dorë te vaska, kjo tregon se duhet t’i lani me dorë. Nëse gjendet simboli “X”, bëni kujdes sepse rrobat nuk duhen larë në lavatriçe. Rrethi nënkupton pastrimin kimik.

Simbolet e tharjes

Çfarë kuptimi kanë simbolet në etiketën e rrobave

Rrobat mund të thahen duke u varur në tel ose në lavatriçe. Simbolet e tharjes janë shumë të rëndësishme, pasi mund të shkaktojnë tkurrjen e veshjeve.

Për tharjen në tel, përdoren simboli i katrorit me viza, ndërsa për tharjen në lavatriçe, përdoret simboli i katrorit me rreth. Vizat në katror nënkuptojnë nëse duhet të përdorni ciklin delikat, ndërsa rrethi në katror nënkupton temperaturën. Sa më shumë pika, aq më e lartë temperatura. Nëse rrethi është i mbushur, duhet t’i thani pa nxehtësi.

Simbolet e zbardhjes

Çfarë kuptimi kanë simbolet në etiketën e rrobave

Trekëndëshi nënkupton që mund të përdorni zbardhues. Trekëndëshi me “X” do të thotë se nuk duhet të përdorni, ndërsa ai me vija diagonale nënkupton që mund të përdorni zbardhues që nuk përmban klor.

Simbolet e hekurosjes

Çfarë kuptimi kanë simbolet në etiketën e rrobave

Këto simbole janë të thjeshta – më shumë pika, më e larta temperatura. Nëse ka “X”, nuk duhet ta hekurosni. Nëse “X” ndodhet poshtë simbolit të hekurit, nënkupton që nuk duhet të përdorni avull

Të ngjashme
Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision