Sekretet e dhomës së gjumit, çfarë do të thotë të kesh partner një Shigjetar

Sekretet e dhomës së gjumit, çfarë do të thotë të kesh partner një Shigjetar

“Cila është shenja jote e horoskopit?” Kjo nuk është e thënë të jetë pyetja e parë që të bëhet sa herë je në takimin e parë me dikë, por është një arsye që të zbulon disa detaje përputhshmërie ose jo para se të futesh nën çarçafë. Ok, mund të mos jetë arsye e vërtetë kur […]

“Cila është shenja jote e horoskopit?” Kjo nuk është e thënë të jetë pyetja e parë që të bëhet sa herë je në takimin e parë me dikë, por është një arsye që të zbulon disa detaje përputhshmërie ose jo para se të futesh nën çarçafë.

Ok, mund të mos jetë arsye e vërtetë kur është fjala për interesat e dashurisë, por është një tregues i mirë i kimisë seksuale, e cila është gjithashtu e rëndësishme në një marrëdhënie dhe një tregues i një raporti të gjatë.

Ka disa pika kyçe të cilat në dhomën e gjumit e bëjnë partnerin të jetë ose jo i zjarrtë… Dhe kjo, varet edhe nga shenja e tij e Zodiakut.

Natyrisht, kjo nuk të thotë të kthehemi të gjithë në Shigjetar apo Akrep, por, nëse do ta dish se cila është shenja e tij, do të mësohesh të përshtatesh më lehtë. Nuk ka rëndësi se ç’shenjë do të ketë ai për t’u futur nën rroba, por dëshirat e tij do t’i kuptosh më shumë nëse e di se çfarë pëlqen më shumë apo më pak në shtrat.

Valerie Mesa, një astrologe e njohur për shumë prej studimeve në këtë fushë, ka zbuluar se cilat janë shenjat me të cilat mund të përshtatet në shtrat një partner Shigjetar.

Mashkulli ideal për femrën Shigjetar: Nëse do të ishte e mundur, shoku ideal të zgjidhej duke pasur parasysh shenjat astrologjike – mashkulli ideal për femrën Shigjetar do të ishte i linduri në shenjën e Luanit. Bashkimi me Luanin, që ashtu si ajo është zemërgjerë, kureshtar, i gjindshëm dhe ambicioz, mund të quhej gati një bashkim i përkryer dhe i lumtur. Sidoqoftë, shoku ideal për këtë femër do të ishte jo vetëm Luani, por edhe ai njeri që përtej cilësive të saj më të thella, do të dijë të çmojë shoqërinë e saj të këndshme, interesat e shumëfishta që i japin gjallëri si dhe aftësinë për të sakrifikuar për njerëzit që do, tipike për këtë femër.

Femra ideale për mashkullin Shigjetar: Për të përballuar mashkullin e Shigjetarit e për ta dashur vazhdimisht duhet edhe forcë fizike, po të mbahet parasysh dëshira e madhe për të lëvizuar dhe për t’u marrë me sport, si edhe drejtpeshimin e tij të thellë. Ky mashkull kërkon gjithmonë pa vetëdije një femër që ta admirojë pa rezerva, që të jetë për të një partnere e apasionuar dhe romantike dhe ashtu si ai jetën bashkëshortore ta jetojë duke jetuar, përveç marrëdhënieve fizike, edhe të gjitha ato gëzime, sado të vogla që u sjell jeta, sidomos atyre që dinë t’i vlerësojnë. Pastaj në qoftë se e zgjedhura e tij di të gatuajë mirë, atëherë dashuria e tyre do të ishte një dashuri me “D” të madhe! Shigjetari është mashkulli tipik që të vjen ta zësh për gryke.

Të ngjashme
Nga kujtesa te ulja e stresit: 13 përfitimet që sjell leximi i rregullt

Nga kujtesa te ulja e stresit: 13 përfitimet që sjell leximi i rregullt

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj