Dita e 12 e ‘zhdukjes’ së ministrit të Jashtëm: Ku është Glauk Konjufca?

Mbrëmjen e kaluar në studion e Rubikon të Klan Kosovës ishte Shkëlzen Gashi, ish këshilltari i Albin Kurtit që u shkarkua pas deklaratave skandaloze ndaj UÇK-së. Por, ai që mbrojti UÇK-në nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca, po mungon edhe pas 12 ditësh. Shkëlzen Gashi në atë intervistë madje sulmoi Konjufcën duke deklaruar se ai kishte ndërsyer […]
Shkëlzen Gashi në atë intervistë madje sulmoi Konjufcën duke deklaruar se ai kishte ndërsyer aktivistët e VV-së që ta sulmonin.
Konjufca nuk pati mundësinë as që ta mbronte veten pasi që tash e 12 ditë nuk ka bërë asnjë paraqitje publike dhe asnjë shkrim në Facebook. Paraqitja e tij e fundit ishte pikërisht më 24 prill kur dha deklaratën e famshme për Shkëlzen Gashin.
Për më tepër, pardje Vetëvendosje mbajti edhe mbledhjen e kryesisë së partisë për herë të parë pas një kohe të gjatë, dhe ajo që ra në sy ishte mungesa e z.Glauk Konjufca, që është njeriu i dytë më i votuar në këtë parti pas Albin Kurtit, raporton Periskopi.
Konjufca në zgjedhjet e 6 tetorit i kishte marrë mbi 76 mijë vota duke u treguar si një figurë jashtëzakonisht e fuqishme në politikën tonë.
Por, duket se deklaratat e Konjufcës në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe në sulm ndaj Shkëlzen Gashit nuk i kanë pëlqyer aspask kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Kujtojmë se në qeveri numri 2 i Vetëvendosjes nuk është Konjufca, por një person shumë më pak i votuar si Haki Abazi./Periskopi












