Çfarë është ‘lodhja e vendimit’ dhe pse po e përjetoni më shumë për shkak të Covid-19

Çfarë është ‘lodhja e vendimit’ dhe pse po e përjetoni më shumë për shkak të Covid-19

Çdo ditë, kur zgjohemi, ndodh të përballemi me një rrjedhë të vazhdueshme vendimesh. Disa zgjedhje janë të vogla dhe nuk kërkojnë shumë mendim, ndërsa disa të tjera duan më shumë kohë. Të gjitha këto vendime të vështira përbëjnë atë që njihet si “lodhja e vendimit” dhe është më e pranishme për shkak të Covid. Lodhja […]

Çdo ditë, kur zgjohemi, ndodh të përballemi me një rrjedhë të vazhdueshme vendimesh. Disa zgjedhje janë të vogla dhe nuk kërkojnë shumë mendim, ndërsa disa të tjera duan më shumë kohë. Të gjitha këto vendime të vështira përbëjnë atë që njihet si “lodhja e vendimit” dhe është më e pranishme për shkak të Covid.

Lodhja e vendimit nuk është një diagnozë mjekësore. “Është sfida e ballafaqimit me një mbingarkesë informacioni dhe përpunimi që secili prej nesh mund të përballet në pika të ndryshme në jetën tonë”, thotë Lynn Bufka, drejtoreshë në Shoqatën Amerikane të Psikologjisë. Lodhja e vendimit është një term i përdorur për të përshkruar prirjen ku njerëzit humbin aftësinë për të marrë vendime të mira pas shumë zgjedhjesh të vështira; është një mbingarkesë mendore dhe emocionale.

Studimet në këtë fushë i janë referuar rastit të gjyqtarëve, të cilët duke qenë se merren me vendime të vështira, përjetojnë lodhjen e vendimit. Me fjalë të tjera, sa më shumë të forcohemi për të marrë vendime, aq më shumë të vështirë do ta kemi për të vendosur për vendimet e ardhshme.

Disa nga simptomat e zakonshme të lodhjes së vendimit janë:
– nervozizmi
– ndryshime emocionale
– lodhje
– mungesa e përqëndrimit

Si ka ndikuar pandemia? Në disa mënyra, pandemia ka shkurtuar zgjedhjet tona. Pandemia ka rritur vendimet, ose i ka bërë më të vështira zgjedhjet e lehta. Mungesa e rutinës së mëparshme ka shtuar vendime të reja. Para pandemisë, të gjithë i merrnim vendimet si automatike, por më vonë gjithçka ndryshoi. Tani, njerëzit “torturojnë” veten nëse duhet të dalin, nëse duhet të drekojnë në restorant, nëse duhet të takojnë familjarët. Pesha e këtyre vendimeve ndikon te dukuria që njihet si “lodhja e vendimit”.

Si mund ta shmangni lodhjen e vendimit? Në fakt, është e vështirë ta shmangni, por ka disa taktika që e lehtësojnë. Përpiquni që të automatizoni sa më shumë vendimet që merrni dhe të krijoni një rutinë të re. Ulni pritshmëritë. Shtyjini gjërat nëse mundeni. Përpiquni të mos merreni me situata që ju stresojnë.

Burimi: Health

Të ngjashme
Nga kujtesa te ulja e stresit: 13 përfitimet që sjell leximi i rregullt

Nga kujtesa te ulja e stresit: 13 përfitimet që sjell leximi i rregullt

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj