Çfarë duhet t’i thoni parukieres që të mos mërziteni në fund

Çfarë duhet t’i thoni parukieres që të mos mërziteni në fund

Takimi me parukierën është më i rëndësishëm nga ç’mendohet zakonisht. Ju po shpenzoni energji, para dhe kohë nga dita juaj për ta parë veten më mirë. Eksperienca ka treguar se nuk shkon gjithnjë kështu. Sado të keni dëgjuar për emrin apo integritetin e një salloni, në fund keni mbetur të pakënaqur. Sesi ndihesh kur sheh flokët […]

Takimi me parukierën është më i rëndësishëm nga ç’mendohet zakonisht. Ju po shpenzoni energji, para dhe kohë nga dita juaj për ta parë veten më mirë. Eksperienca ka treguar se nuk shkon gjithnjë kështu. Sado të keni dëgjuar për emrin apo integritetin e një salloni, në fund keni mbetur të pakënaqur. Sesi ndihesh kur sheh flokët ashtu siç nuk i doje, nuk mund të përshkruhet me fjalë, por për ta shmangur atë ndjesinë e keqe, bëni pjesën tuaj.

Ka disa gjëra që duhet patjetër t’i tregoni, nëse doni që parukieria juaj të zgjedhë atë që i përshtatet më mirë flokut tuaj dhe të keni një rezultat të pëlqyeshëm.

Sa shpesh i lani flokët

Mund t’ju duket mungesë edukate kur ju pyesin sesa shpesh laheni, por kur kjo pyetje bëhet nga parukieria juaj është mëse normale. Duke mësuar sesa shpesh i lani flokët, parukieria do të krijojë një ide më të saktë rreth llojit të flokut që keni dhe sesi reagon floku juaj.

Sa shpesh stërviteni

Do thoni ju ç’lidhje ka kjo me flokët? Po në fakt ka, sepse duke e ditur sesa shpesh ushtroheni do të thotë që parukieria kupton sesa shpesh djersisni. Në këtë mënyrë do të dijë t’ju këshillojë për formën apo modelin e përshtatshëm të flokëve që do t’i rezistojë aktiviteteve tuaja të përditshme.

Çfarë veshjesh keni në dollap

Është mirë që parukieria të dijë se çfarë stili veshjesh keni pjesën më të madhe të kohës. Do të ishte mirë që stili juaj i flokëve të përshtatej edhe me veshjet tuaja.

Si flini gjumë

Pozicioni sesi flini, ndikon në format e çuditshme që marrin flokët në mëngjes. Përpara se të vendosni të bëni një ndryshim tek flokët tuaja, mendoni një herë si flini dhe konsultohuni me parukieren për të gjetur modelin e flokëve që do t’ju qëndrojë i rregullt për më gjatë.

Burimi:Harper’s Bazaar

Të ngjashme
Nga kujtesa te ulja e stresit: 13 përfitimet që sjell leximi i rregullt

Nga kujtesa te ulja e stresit: 13 përfitimet që sjell leximi i rregullt

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj