Për dy minuta vonesë, menaxherët e Viva Fresh’it ua anulojnë punëtorëve kompensimin e pushimit për 12 orë punë

Për dy minuta vonesë, menaxherët e Viva Fresh’it ua anulojnë punëtorëve kompensimin e pushimit për 12 orë punë

Punë deri në 12 orë, pa pauzë, pa asnjë ditë pushim dhe pa asnjë cent kompensim për orët shtesë ishin vetëm disa prej shkeljeve flagrante të të drejtave të punëtorëve nga rrjeti i madh i marketeve “Viva Fresh Store” për të cilat raportoi Periskopi në prag të festave të fundvitit. Por, torturat dhe maltretimi i […]

Me t’u publikuar një seri artikujsh nga Periskopi në të cilët trajtoheshin shkeljet e të drejtave të punëtorëve, në adresën tonë kanë mbërritur një seri shkrimesh akuzuese nga punëtorë e konsumatorë të këtij rrjeti të marketeve, nga të gjitha pikat që shtrihen gjithandej Kosovës.

Së fundmi, burime të Periskopit kanë bërë të ditur për maltretimin e radhës që po u bëhet punëtorëve të “Viva Fresh Store” në Komunën e Podujevës.

Edhe për punëtorët e kësaj pike vlenin të gjitha rregullat e përcaktuar nga menaxherët e këtij rrjeti të marketit – siç ishte puna me orar të tejzgjatur, pa asnjë ditë pushim, pa pauzë dhe pa asnjë cent kompensim financiar për këtë angazhim maksimal gjatë festave të fundvitit.

Pavarësisht shkeljeve flagrante të të drejtave të punëtorëve edhe në këtë pikë, inspektorët nuk u shfaqen asnjëherë dhe ato kaluan në heshtje.

Kështu, festat e fundvitit dhe puna intensive në rrjetin e këtyre marketeve mori fund. Por jo edhe maltretimi i punëtorëve.

Këtë e dëshmon një fotografi që Periskopi ka siguruar nga pika shitëse e “Viva Fresh Store” në Komunën e Podujevës.

Aty janë emrat e disa prej punëtorëve, të cilëve u është mohuar e drejta e kompensimit të ditëve të pushimit që iu ishin anuluar që nga 19 dhjetori.

Një vonesë në punë, qoftë edhe për dy minuta – atyre u kushtoi me heqje kompensimi të një dite pushimi, ndonëse në atë ditë kishin punuar për 12 orë gjatë fundvitit, gjatë tërë ditës, e madje nganjëherë edhe natën.

Burime të Periskopit bën të ditur se menaxherë të kësaj pike, gjatë ditës së djeshme [5 janar], kishin publikuar një raport për hyrjet dhe daljet e punëtorëve, të regjistruar në sistem nga data 1 janar 2019.

Të gjithë ata që ishin vonuar qoftë edhe një ose dy minuta do të ndëshkoheshin, pavarësisht angazhimit të tyre maksimal në fundvit.

Dy minuta vonesë në punë, menaxherë të kësaj pike i barazuan me një ditë punë prej 12 orësh.

Punëtorë të këtij rrjeti të marketeve e kanë për obligim që të jenë në vendin e tyre të punës, të paktën 15 minuta më herët.

Nëse puna e tyre fillonte në 08:00, ata duhej të regjistronin hyrjen në sistem në 07:45.

E të gjithë ata që u vonuan, qoftë për disa minuta, u ndëshkuan.

Në fotografinë e siguruar nga Periskopi shihet se si në listën e punëtorëve, atyre u janë hequr një ditë, ose dy ditë kompensim për punët shtesë gjatë fundvitit.

Kjo u bë me qëllim të mos-kompensimit të ditëve të pushimit, pasi e njëjta nuk ishte praktikuar asnjëherë më parë.

Kjo listë me emrat e punëtorëve ka tërhequr edhe vëmendjen e konsumatorëve.

Disa prej tyre i kanë dërguar Periskopit fotografinë, dhe kanë treguar se gjatë diskutimit me punëtorë aty, u është bërë e ditur se aty janë emrat e punëtorëve të ndëshkuar nga menaxherët, për shkak të vonesave disa minutëshe në punë.

Fotografia e siguruar nga Periskopi mësohet se është e vendosur te “Informacioni” dhe se aty kanë qasje të gjithë.

Siç mund të shihni në fotografinë e mëposhtme, kjo listë është nënshkruar nga menaxheri i kësaj pike.

Skandaloz është fakti se si inspektorët e punës vazhdojnë të heshtin përballë këtyre padrejtësive, ndonëse ato janë dokumentuar nga mediet disa herë./PERISKOPI

 

Të ngjashme
Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Rezervoni biletën tuaj drejt Oslos dhe Brukselit me ofertë speciale!

Rezervoni biletën tuaj drejt Oslos dhe Brukselit me ofertë speciale!

BE dhe QUINT: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtar të komuniteteve

BE dhe QUINT: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtar të komuniteteve

NATO: Zvogëlimi i trupave në Kosovë s’prek marrëveshjet ekzistuese, përfshirë atë për dërgimin e FSK-së në Veri

NATO: Zvogëlimi i trupave në Kosovë s’prek marrëveshjet ekzistuese, përfshirë atë për dërgimin e FSK-së në Veri

FIFA e ‘dëgjon’ Tuchelin, ndryshon procedurën para fillimit të ndeshjes

FIFA e ‘dëgjon’ Tuchelin, ndryshon procedurën para fillimit të ndeshjes

Policia nis hetimet për fletëvotimet në veri ku u përdorën shenja

Policia nis hetimet për fletëvotimet në veri ku u përdorën shenja

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim

Dogana e Kosovës sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana e Kosovës sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Maliqi: Presidenti s’duhet të jetë noter i Kurtit, Hamzës ose Abdixhikut, por një personalitet me integritet – ka të tillë

Maliqi: Presidenti s’duhet të jetë noter i Kurtit, Hamzës ose Abdixhikut, por një personalitet me integritet – ka të tillë

Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit për kalim të anijeve

Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit për kalim të anijeve