Luftë e ashpër brenda AKR-së për poste në ministrinë e Albena Reshitajt

Luftë e ashpër brenda AKR-së për poste në ministrinë e Albena Reshitajt

Raportimet e portalit ‘Arbresh.info’ që është pronë e Sekretarit të AKR-së, Rrahim Pacolli, lidhur me punësimet e jashtëligjshme në kabinetin e ministres së partisë së tij, Albena Reshitaj, tregon se situata brenda partisë së Behxhet Pacollit, nuk është fare e mirë. Ministrja e Ambientit dhe Planfikimit Hapsinor nga radhët e AKR-së, Albena Reshitaj, ka demantuar […]

Raportimet e portalit ‘Arbresh.info’ që është pronë e Sekretarit të AKR-së, Rrahim Pacolli, lidhur me punësimet e jashtëligjshme në kabinetin e ministres së partisë së tij, Albena Reshitaj, tregon se situata brenda partisë së Behxhet Pacollit, nuk është fare e mirë.

Ministrja e Ambientit dhe Planfikimit Hapsinor nga radhët e AKR-së, Albena Reshitaj, ka demantuar raportimin e sotëm të portalit “Arbresh.info”, për disa punësime familjare në kabinetin e saj.

Lidhur me punësimin e Andrra Pllanës dhe Adelina Mehiut, në reagimin e lëshuar nga MMPH, thuhet se nuk është bërë asnjë shkelje ligjore, shkruan Periskopi.

“Në lidhje me  shkrimin e publikuar në portalin ”Arbresh. Info”, mbi pretendimet për punësimet e paligjshme në kabinetin e ministres Albena Reshitaj, sqarojmë se pretendimet e tilla nuk qëndrojnë dhe si të tilla dëmtojnë etikën e gazetarisë  duke  tentuar të manipulojnë  opinionin publik. Punësimet në kabinetin e ministres Reshitaj nuk janë të jashtëligjshme dhe bazohen në Rregulloren për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive me nr. 02/2011. Në bazë të kësaj Rregulloreje, e cila specifikon emërimin e kabinetit të ministres sqarojmë se znj. Andrra Pllana dhe znj. Adelina Mehiu janë emëruar si asistente të ministres, duke  mos shkelur asnjë procedurë ligjore”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Ambientit dhe Planfikimit Hapsinor.

Në reagimin e ministrisë thuhet që edhe vëllai i ministres Reshitaj nuk është i punësuar në kabinet, dhe kanë paralajmëruar që do të marrin masa bazuar në Ligjin Civil për Shpifje dhe Fyerje, raporton Periskopi.

“Po ashtu sqarojmë se vëllai i ministres z. Krenar Reshitaj nuk është pjesë e kabinetit të ministres ashtu siç pretendon ky portal, kurse sa i përket  ndërhyrjeve në privatësinë e ministres Reshitaj,  ju njoftojmë se duhet dhe do të merren masa sipas Ligjit Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes, me nr. 02 /L- 65.”, thuhet në reagim.

Ndryshe portali ‘Arbresh.info’ që ka raportuar sot lidhur me punësimet e jashtëligjshme , është në pronësi të Sekretarit të AKR-së, Rrahim Pacollit, parti kjo që e ka emëruar Albena Reshitajn në postin e ministres së Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, shkruan Periskopi.

Në reagimin e ministres, thuhet se raportime të tilla janë tendencë e individëve dhe grupëve keqdashëse për përfitime personale, duke vënë në pah se dikush ka tentuar që të ndërhyjë në punën e saj, shkruan Periskopi.

“Ne i kuptojmë pretendimet e individëve dhe grupeve të caktuara keqdashëse për përfitime personale nga institucionet publike, por ua bëjmë me dije se ministrja Reshitaj është e përkushtuar në menaxhimin dhe shpenzimin e duhur të parasë publike duke mos lejuar interferime në punën e  saj institucionale.

Në fund zotohemi se pretendimet e pabazuara, nuk mund të ndalin përkushtimin e ministres Reshitaj në  rrugën e saj drejtë suksesit  dhe shembullit të qeverisjes së mire”, përfundon reagimi./Periskopi/

Të ngjashme
Zbulohet vendi ku do të ndodhë ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Zbulohet vendi ku do të ndodhë ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Afër 80% e votave me postë të numëruara, këto janë rezultatet

Afër 80% e votave me postë të numëruara, këto janë rezultatet

Trump: Nëse s’do të ishte SHBA, me mua në krye, Izraeli do të ishte fshirë nga faqja e dheut

Trump: Nëse s’do të ishte SHBA, me mua në krye, Izraeli do të ishte fshirë nga faqja e dheut

Zelensky tregon se udhëheqësit e G7 diskutuan sanksione shtesë ndaj Rusisë

Zelensky tregon se udhëheqësit e G7 diskutuan sanksione shtesë ndaj Rusisë

DOSJA E PLOTË: Tokat e Zvërnecit dhe lidhjet e Artur Shehut me narkotrafikantët më të njohur në Shqipëri

DOSJA E PLOTË: Tokat e Zvërnecit dhe lidhjet e Artur Shehut me narkotrafikantët më të njohur në Shqipëri

Protestat në Shqipëri, Rama nuk e mendon dorëheqjen: Ndoshta kur të futemi në BE

Protestat në Shqipëri, Rama nuk e mendon dorëheqjen: Ndoshta kur të futemi në BE

Zyrtari i VAR-it mohon gjestin kontrovers

Zyrtari i VAR-it mohon gjestin kontrovers

Gjykata cakton nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata cakton nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Euro dobësohet në tregun shqiptar, Banka e Shqipërisë njofton se 1 euro këmbehet me 94.89 lekë aktualisht

Euro dobësohet në tregun shqiptar, Banka e Shqipërisë njofton se 1 euro këmbehet me 94.89 lekë aktualisht

Qeveria s’ua pagoi 2 milionë e 869 mijë euro ushtarëve për orët shtesë veç gjatë 2025-ës

Qeveria s’ua pagoi 2 milionë e 869 mijë euro ushtarëve për orët shtesë veç gjatë 2025-ës

Kosova t’i bashkohet projektit rajonal të LNG sa s'është vonë, mbështesim edhe gazifikimin e qymyrit – zyrtari amerikan

Kosova t’i bashkohet projektit rajonal të LNG sa s'është vonë, mbështesim edhe gazifikimin e qymyrit – zyrtari amerikan

Vushtrri: Arrestohen katër persona, dyshohet për tentim vjedhje të rëndë, policia jep detaje

Vushtrri: Arrestohen katër persona, dyshohet për tentim vjedhje të rëndë, policia jep detaje

Hasani thotë “së pari Presidenti”, Kushtetuesja tha se zgjedhja e shefit të shtetit duhet të nisë me t’u konstituuar Kuvendi

Hasani thotë “së pari Presidenti”, Kushtetuesja tha se zgjedhja e shefit të shtetit duhet të nisë me t’u konstituuar Kuvendi