Kadaj-Bujupi: S’kam votë për demarkacionin

Kadaj-Bujupi: S’kam votë për demarkacionin

“Ka ende individë brenda Vetëvendosjes që mendojnë”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, pas qëndrimit të prerë të Vetëvendosjes dhe Listës Serbe për të mos e votuar marrëveshjen për demarkacionin. Me këtë deklaratë, Veseli la të kuptohej se ndonjë deputet i Vetëvendosjes mund ta votojë këtë marrëveshje, përkundër kundërshtimeve të ashpra nga partia. […]

Me këtë deklaratë, Veseli la të kuptohej se ndonjë deputet i Vetëvendosjes mund ta votojë këtë marrëveshje, përkundër kundërshtimeve të ashpra nga partia. Por, deri tani asnjë deputet i Vetëvendosjes nuk ka deklaruar se ka votë për demarkacionin.

Periskopi ka kontaktuar me deputeten Donika Kadaj-Bujupi që të marrë një përgjigje për këto deklarata të Veselit.

Ajo e kundërshtoi ashpër mundësinë që ta votojë demarkacionin. Përkundrazi, tha se po bën përpjekje të bindë edhe ata deputetë që do ta votojnë që të mos e bëjnë.

Kadaj-Bujupi tha se s’ka pasur dyshime se pushteti i tanishëm do ta votojë këtë marrëveshje edhe pse dikur e kundërshtonte.

“Unë nuk kam pasur asnjë dyshim se kjo klasë politike në pushtet nuk do të sillet kështu siç bëri. Por ndihem shumë mirë që kam qenë pjesë e deputetëve të opozitës që e kanë kundërshtuar  demarkacionin me Malin e Zi”, tha ajo për Periskopin.

Ajo vlerësoi se gabimi me Malin e Zi do të ketë efekt domino, duke paralajmëruar probleme edhe me Serbinë në të ardhmen

“Gabimi me Malin e Zi, fatkeqësisht, do të ketë domino efekt edhe me Serbinë në të ardhmen. Vota ime edhe të mërkurën do të jetë kundër . Por jo vetëm kaq, unë do të angazhohem maksimalisht që t’i bind edhe deputetët tjerë që të mos e votojnë këtë tradhti”, tha ajo.

Demarkacioni nuk mund të kalojë të mërkurën, përkundër pajtimit mes AAK-së dhe LDK-së. Për të kaluar marrëveshja nevojiten edhe votat e Listës Serbe ose të Vetëvendosjes.

Periskopi është përpjekur të kontaktojë edhe me dy deputetët Shqipe Pantina e Faton Topalli, por që të dy kanë qenë të pasqasshëm nëpërmjet telefonit.  /Periskopi/

Të ngjashme
Trump thotë se SHBA-ja mund të nisë “lëshimin e bombave” nëse Irani nuk “sillet mirë”

Trump thotë se SHBA-ja mund të nisë “lëshimin e bombave” nëse Irani nuk “sillet mirë”

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Portugali – DR Kongo: A po starton Ronaldo?

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Portugali – DR Kongo: A po starton Ronaldo?

Përfundon numërimi i votave të persona me nevoja të veçanta, ky është rezultati

Përfundon numërimi i votave të persona me nevoja të veçanta, ky është rezultati

Defekti në furnizim me rrymë anulon operacionet në dy klinika të QKUK-së

Defekti në furnizim me rrymë anulon operacionet në dy klinika të QKUK-së

Macron: Trump e vëren se nuk ka vullnet serioz nga ana e Rusisë për paqe

Macron: Trump e vëren se nuk ka vullnet serioz nga ana e Rusisë për paqe

Teksti i marrëveshjes do të publikohet ‘më së voni’ të premten, thotë Vance

Teksti i marrëveshjes do të publikohet ‘më së voni’ të premten, thotë Vance

Ngushtica e Hormuzit do të hapet menjëherë, thotë Trump

Ngushtica e Hormuzit do të hapet menjëherë, thotë Trump

Kosova “pa progres në zgjerim”, PE i kërkon përshpejtim të reformave në sundim të ligjit, lirive fundamentale dhe në luftën kundër korrupsionit

Kosova “pa progres në zgjerim”, PE i kërkon përshpejtim të reformave në sundim të ligjit, lirive fundamentale dhe në luftën kundër korrupsionit

Harry Kane do të veshë fanellë ndryshe prej bashkëlojtarëve të tij në ndeshjen e sontme

Harry Kane do të veshë fanellë ndryshe prej bashkëlojtarëve të tij në ndeshjen e sontme

Avokati i Thaçit i reagon Speciales që prezantoi “standardet e gjykimit të drejtë”: Çdo ankesë e të akuzuarve është refuzuar nga Apeli

Avokati i Thaçit i reagon Speciales që prezantoi “standardet e gjykimit të drejtë”: Çdo ankesë e të akuzuarve është refuzuar nga Apeli

Pas atyre me postë, KQZ drejt përfundimit të numërimit edhe të votave me Kusht dhe Nevoja të veçanta -këto janë rezultatet e partive

Pas atyre me postë, KQZ drejt përfundimit të numërimit edhe të votave me Kusht dhe Nevoja të veçanta -këto janë rezultatet e partive

Parlamenti Europian miraton ligjin e ri për deportimin e emigrantëve

Parlamenti Europian miraton ligjin e ri për deportimin e emigrantëve

Trump: Marrëveshja me Iranin nuk është përfundimtare, nëse nuk më pëlqen, do qëllojmë

Trump: Marrëveshja me Iranin nuk është përfundimtare, nëse nuk më pëlqen, do qëllojmë