Çfarë kishte premtuar dhe çfarë ka realizuar kryetari i Prizrenit Ramadan Muja?

Derisa më 22 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale, ende nuk dihet nëse Ramadan Muja do të jetë sërish kandidat i PDK’së për kryetar të Prizrenit. Ai tani është në mandatin e tretë në këtë komunë. Por, për kaq vite sa ka mandat në krye të pushtetit lokal në Prizren, Ramadan Muja ka dhënë 29 […]
Derisa më 22 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale, ende nuk dihet nëse Ramadan Muja do të jetë sërish kandidat i PDK’së për kryetar të Prizrenit. Ai tani është në mandatin e tretë në këtë komunë.
Por, për kaq vite sa ka mandat në krye të pushtetit lokal në Prizren, Ramadan Muja ka dhënë 29 premtime ‘kapitale’ prej të cilave vetëm 14 kanë përfunduar, transmeton Periskopi.
Këto të dhëna, janë nxjerrë në një raport të detajuar nga Instituti GAP, që ka për qëllim monitorimin e premtimeve të realizuara nga kryetarët e komunave, shkruan Periskopi.
Në këtë mënyrë, statistikat në vija të trasha për Ramadan Mujën janë këto:
Ai ka premtuar gjithësej 29 pika kapitale për qytetin e Prizrenit. Prej tyre, ka përfunduar 14 premtime, 5 nga 29 premtimet janë përmbushur dhe pesë janë gjysmë të përmbushura.
6 prej tyre kanë filluar këtë vit të realizohen. 4 nga 29 premtimet e Ramadan Mujës, nuk kanë filluar fare të realizohen.
Disa nga premtimet e realizuara të Mujës, në cështjen e arsimit janë për shembull: inagurimi i shkollës profesionale në Prizren më 13 mars 2017. Edhe në infrastrutkurë, Muja ka përmbushur disa premtime. Muja ka arritur edhe dyfishimin e buxhetit të rregullimit të rrugëve si dhe një premtim që e ka përmbushur në tërësi është lirimi i bizneseve prodhuese nga taksat.
Muja gjithashtu ka mundur të realizojë ndërtimin e së paku dy qendrave familjare në Prizren, duke përmbushur kështu në tërësi një premtim të tillë.
Disa nga projektet ku ka ngecur Muja, janë cështjet e punësimit si dhe projekte tjera kapitale. Komuna e Prizrenit, nuk ka asnjë të dhënë se sa njerëz janë punësuar gjatë qeverisjes së Ramadan Mujës. Figurojnë si të punësuar vetëm 52 civilë si nëpunës por për më shumë, nuk ka të dhëna.
Një projekt i cili është premtim i Ramadan Mujës por ka mendur ende në fazën e mosfillimit të punës, është edhe rregullimi i teleferikut prej Lidhjes së Prizrenit deri në kala. Ky është një projekt që është në fazën përgatitore.
Muja nuk ka arritur të mbajë premtime sa i përket as investimeve në zhvillimin e industrisë.
GAP ka monitoruar realizimin e projekteve në komunën e Prizrenit në këta sektorë: Arsim, infrasturkturë, Politika Publike, Shëndetësi, Shërbime Publike, Sociale, Sport dhe Zhvillim ekonomik.
Sic sqarohet edhe në vetë njoftimin e GAP, mbulimi i këtyre sektorëve është bërë bazuar në premtimet e kandidatëve në fushatën e fundit për zgjedhjet lokale. /Periskopi/
















