A do të nënshkruajë Teuta Rugova marrëveshje me PAN’in? (Foto)

A do të nënshkruajë Teuta Rugova marrëveshje me PAN’in? (Foto)

Para pak çastesh, u raportua se deputetja e zgjedhur nga radhët e koalicionit LAA, Teuta Rugova, do të nënshkruajë marrëveshje me koalicionin PAN, për votimin e Ramush Haradinajt për kryeministër, transmeton Periskopi. Lidhur me këtë nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar, përveç një fotografie të publikuar, në të cilën shihet Haradinaj me ekipin e tij […]

Lidhur me këtë nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar, përveç një fotografie të publikuar, në të cilën shihet Haradinaj me ekipin e tij në Rezidencën e Familjes Rugova.

Për këtë çështje, Periskopi ka kontaktuar deputeten Rugova, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

Ndërsa, nënkryetari i LDK’së, Haki Rugova për Periskopin tha se nuk beson se do të ndodhë një gjë e tillë.

“Nuk kam asnjë informacion për këtë çështje, por nuk besoj se do të ndodhë një gjë e tillë”, tha Rugova për Periskopin.

Po ashtu, Periskopi vazhdimisht ka kontaktuar zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për t’i pyetur për këtë çështje, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Në anën tjetër, kandidati për kryeministër nga radhët e PAN’it, Ramush Haradinaj, ka publikuar në rrjetin social “Facebook” fotografi nga homazhet që ka bërë me ekipin e tij mëngjesin e sotëm tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

“Në nderim të Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, arkitektit të pavarësisë së Kosovës dhe prijësit të lëvizjes për liri e demokraci. Vepra e tij, udhëheqja dhe vizioni i tij do të jenë frymëzim për ndërtimin e shtetit të Kosovës, të ardhmes së tij të sigurt në miqësi të përhershme me SHBA-të, dhe e barabartë me kombet e tjera në botë. I përjetshëm kujtimi për Presidentin Rugova”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Pas homazheve tek varri, Haradinaj vizitoi edhe familjen Rugova, ku besohet se po qëndron aktualisht, transmeton Periskopi.

Ndryshe, Teuta Rugova u përfol si një nga deputetet nga koalicioni LAA që mund ta votojë Haradinajn për kryeministër, për shkak të afërsisë që ky i fundit e kishte pasur me babain e Teutës, ish-presidentin Rugova.

Po ashtu, vazhdimisht ka pasur deklarata nga PAN se tashmë janë arritur votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë, por nuk janë përmendur asnjëherë emrat konkret të deputetëve që mund ta votojnë Haradinajn.

Edhe dy javë pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor, presidenti Thaçi ende nuk e ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës./Periskopi

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike