Moti sot, vranët e me shi sot

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me shumë vranësira, por edhe mundësi për intervale kohore me diell.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje lokale shiu e nganjëherë lokalisht priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.
Temperaturat parashihet të pësojnë ulje dhe minimalja pritet të zbres deri në 10 gradë Celsius, kurse maksimalja deri në 22 gradë Celsius.












