Pavarësisht eliminimit, gjermani mbetet në krye të Anglisë

Pavarësisht eliminimit të Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës pas humbjes 2:1 ndaj Argjentinës, Thomas Tuchel do të vazhdojë të jetë në krye të kombëtares angleze.
Sipas raportimeve të mediave britanike, Federata e Futbollit e Anglisë (FA) ka marrë vendim unanim që trajneri gjerman të mbetet në stolin e “Tre Luanëve”, duke i dhënë mbështetje të plotë për vazhdimin e projektit.
Tucheli u kritikua gjerësisht për zëvendësimet e kryera dhe lojën defanzive që aplikoi pas kaloi në epërsi në fillim të pjesës së dytë.
Pas përfundimit të takimit, Tuchel doli para mediave, analizoi hapur paraqitjen e skuadrës dhe mori përgjegjësinë e plotë për eliminimin nga Kupa e Botës.
Trajneri 52-vjeçar rinovoi kontratën e tij në fillim të këtij viti, duke u lidhur me Anglinë deri në përfundim të Kampionatit Evropian 2028, ndërsa objektivi i radhës mbetet rikthimi i kombëtares angleze te trofetë madhorë.











