Paralajmërimi i BQK’së për rritje të inflacionit, njohësi i ekonomisë: Bizneset do t’ua faturojnë çmimet konsumatorëve

Paralajmërimi i BQK’së për rritje të inflacionit, njohësi i ekonomisë: Bizneset do t’ua faturojnë çmimet konsumatorëve

Banka Qendrore (BQK) ka paralajmëruar ditë më parë për ngadalësim të rritjes ekonomike të Kosovës për sivjet, dhe rritje të inflacionit. Këtë e ka theksuar në raportin për 2025-tën, të cilin e ka miratuar Bordi i BQK-së të hënën, ndërsa më pas ai i është dorëzuar Kuvendit, shkruan Periskopi.

Lidhur me këto zhvillime, për Periskopin ka folur njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa.

“Viti 2026, në këtë vit buxheti është miratuar më i lartë se viti paraprak, pra në vlerë prej mbi 4 miliardë euro dhe në këtë vit edhe paga minimale nga korriku ka hyrë në fuqi në vlerë prej 500 euro, që ndikon në rritjen e fuqisë blerëse, për arsye se nën këtë prag nuk deklarohet asnjë pagë në sektorin privat, pra deklarimet bëhen në Administratën Tatimore të Kosovës”, tha Bellaqa.

Sipas tij, kjo masë do të ketë ndikim edhe në formalizimin e ekonomisë dhe rritjen e të hyrave buxhetore.

“Gjithashtu ndikon në zvogëlimin e informalitetit dhe ndikon në rritjen e kontributit pensional dhe rritjen e tatimit në paga, ku ndikon edhe në rritjen e buxhetit të Kosovës. Me rritjen e pagës minimale përfitojnë mbi 150 mijë punëtorë, pikërisht ata të cilët i kanë pasur pagat më të vogla se 500 euro dhe tash u janë rritur në 500 euro, dhe ndikon edhe në rritjen e kërkesës blerëse për konsum”, u shpreh ai.

Megjithatë, Bellaqa vlerëson se disa sektorë do ta kenë më të vështirë ta përballojnë rritjen e kostove.

“Por në këtë rast bizneset që zhvillojnë veprimtari me marzhe të ulëta, si ato në gastronomi, tekstil dhe ato me shitje me pakicë, këto biznese do të kenë një kosto shtesë dhe këto do t’ua faturojnë konsumatorëve apo blerësve, sepse do t’i rrisin çmimet, pasi do të kenë pak vështirësi”, deklaroi Bellaqa.


Më pak rritje ekonomike

Për sivjet, BQK-ja ka paraparë rritje më të ulët sesa në 2025-tën.


“Për vitin 2026, projeksionet e BQK-sё sugjerojnë se aktiviteti ekonomik do të shënojë rritje prej 3.5 pёr qind. Rritja pritet të mbështetet kryesisht nga kërkesa e brendshme, përkatësisht nga konsumi dhe eksportet, ndërsa sfidat në tregtinë ndërkombëtare dhe pasiguritë globale mund të kenë ndikim të vazhdueshëm negativ në ritmin e rritjes ekonomike. Faktorët që pritet të ndikojnë në këtë rritje janë të ardhurat nga diaspora dhe stabilizimi i çmimeve në tregjet ndërkombëtare, që mund të ndikojnë në rritjen e besimit të konsumatorëve dhe investitorëve. Kërkesa e brendshme pritet të kontribuoj me 3.0 pikë përqindje në rritjen e BPV-së. Konsumi privat pritet të kontribuoj me 3.3 pikë përqindje, i mbështetur nga rritja e remitencave, kompensimi i punëtorëve dhe kredive personale”, thuhet në raport. “Investimet pritet të kontribuojnë negativisht me 1.0 pikë përqindje. Eksporti i mallrave dhe shërbimeve pritet të ndikojë pozitivisht me 2.9 pikë përqindje, veçanërisht si rezultat i rritjes së shpenzimeve të diasporës, ndërsa importi i mallrave dhe shërbimeve pritet të kontribuojë negativisht me 1.5 pikë përqindje, duke bërë që eksportet neto të kenë kontribut pozitiv prej 1.4 pikë përqindje në rritjen ekonomike”.

Në raportin e BQK-së thuhet se perspektiva ekonomike mbetet e ekspozuar ndaj rreziqeve dhe pasigurive që mund të ndikojnë negativisht në aktivitetin ekonomik. Në të theksohet se tensionet gjeopolitike mund të ndikojnë në çmimet e energjisë dhe zinxhirët e furnizimit, me efekte të mundshme negative në tregti dhe investime. Po ashtu, thuhet se ngadalësimi i mundshëm i aktivitetit ekonomik në BE paraqet faktor pasigurie për rritjen ekonomike të Kosovës, duke marrë parasysh lidhjet e ngushta tregtare dhe financiare.

Dokumenti flet edhe për rajonin. Në vendet e Ballkanit Perëndimor, rritja ekonomike në vitin 2025 vlerësohet të ketë qenë mesatarisht rreth 2.9 për qind, duke shënuar ngadalësim krahasuar me 3.7 për qind në vitin 2024, sipas vlerësimit të FMN-së. Megjithatë zhvillimet brenda rajonit nuk ishin të njëtrajtshme.

“Në Kosovë, rritja më e ngadalësuar e konsumit privat si dhe përkeqësimi i eksporteve neto ndikuan në ritmin e rritjes. Në Shqipëri, dobësimi i kërkesës së jashtme, kryesisht si pasojë e rimëkëmbjes më të ngadaltë në vendet partnere tregtare, veçanërisht në Itali, si dhe vlerësimi i lekut që ka rritur kostot e prodhimit duke ulur konkurrueshmërinë e eksporteve, së bashku me ngadalësimin e konsumit familjar, ndikuan në ritëm më të ngadalësuar të rritjes ekonomike”, thuhet në dokument./PERISKOPI/



Të ngjashme
Vetaksident me fatalitet në Podujevë

Vetaksident me fatalitet në Podujevë

250-vjetori, Ambasada Amerikane: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

250-vjetori, Ambasada Amerikane: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

Autoritetet në Shëngjin luftuan me zjarrin gjatë gjithë natës, ndërhyjnë edhe Forcat e Armatosura, i dyshuari para drejtësisë

Autoritetet në Shëngjin luftuan me zjarrin gjatë gjithë natës, ndërhyjnë edhe Forcat e Armatosura, i dyshuari para drejtësisë

Aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, një grua shtatzënë në mesin e të lënduarve

Aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, një grua shtatzënë në mesin e të lënduarve

Bedri Hamza uron 250-vjetorin e Pavarësisë së ShBA-së: Aleancë dhe mirënjohje e përhershme

Bedri Hamza uron 250-vjetorin e Pavarësisë së ShBA-së: Aleancë dhe mirënjohje e përhershme

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, Trump: Amerika nuk do të jetë kurrë një vend komunist

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, Trump: Amerika nuk do të jetë kurrë një vend komunist

Reagojnë odat ekonomike pas mbylljes së “Vita’s”: E paprecedent dërgimi i gjithë këtyre inspektorëve ndaj një kompanie – rrezikon besimin e investitorëve

Reagojnë odat ekonomike pas mbylljes së “Vita’s”: E paprecedent dërgimi i gjithë këtyre inspektorëve ndaj një kompanie – rrezikon besimin e investitorëve

Kurti ia uron SHBA-së 250 vjetorin e pavarësisë, liston një varg të dhënash historike për shtetin amerikan

Kurti ia uron SHBA-së 250 vjetorin e pavarësisë, liston një varg të dhënash historike për shtetin amerikan

Messi shkruan histori në Botëror, vendos rekord të ri unik

Messi shkruan histori në Botëror, vendos rekord të ri unik

Tetë persona të lënduar në aksidentin mes gjashtë automjeteve afër pikës në Morinë

Tetë persona të lënduar në aksidentin mes gjashtë automjeteve afër pikës në Morinë

Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë

Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë

Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete, lëndohet këmbësori me të cilin u aksidentuan

Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete, lëndohet këmbësori me të cilin u aksidentuan

0:000:00