Reagojnë odat ekonomike pas mbylljes së “Vita’s”: E paprecedent dërgimi i gjithë këtyre inspektorëve ndaj një kompanie – rrezikon besimin e investitorëve

Reagojnë odat ekonomike pas mbylljes së “Vita’s”: E paprecedent dërgimi i gjithë këtyre inspektorëve ndaj një kompanie – rrezikon besimin e investitorëve

Qumështorja “Vita” në Istog është mbyllur të enjten përkohësisht, deri në një vendim tjetër, si pasojë e vendimit të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja, i cili kishte dërguar mbi 20 inspektorë për të inspektuar këtë qumështore.

Nga mënyra e inspektimit kanë reaguar edhe odat ekonomike, duke e cilësuar si të paprecedent.

Pas kryerjes së kontrolleve, qumështorja “Vita” është mbyllur përkohësisht.

Zyrtari i AVUK-ut që ishte i pranishëm aty tha se urdhri u dha nga ministri Armend Muja dhe se kontrolli po kryhet në bazë të kërkesës dhe vendimit të tij.

Ndërsa ka pasur reagime të shumta për mënyrën se si ka ndodhur ky kontroll, e sidomos nga odat ekonomike.

Odat e kanë cilësuar këtë inspektim si të paprecedent dhe kanë theksuar se ndërhyrjet e tilla mund të dëmtojnë besimin e investitorëve dhe të cenojnë rëndë prodhimin vendor.

Në deklaratat zyrtare, ato u bënë thirrje institucioneve përkatëse që të respektojnë procedurat ligjore, të ofrojnë transparencë të plotë dhe të trajtojnë bizneset në mënyrë të paanshme, duke qenë se kjo qumështore grumbullon mbi 20 milionë litra qumësht në vit nga rreth 1,000 fermerë.

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), në reagimin e saj kërkoi transparencë të plotë institucionale dhe trajtim të barabartë të operatorëve ekonomikë. Ajo theksoi se çdo ndërprerje e aktivitetit të kompanisë shkakton dëme zinxhir te fermerët dhe ekonomia e vendit.

Ndërsa Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) shprehu shqetësim të thellë, duke deklaruar se angazhimi i një numri të madh inspektorësh ndaj një kompanie të vetme përbën një veprim joproporcional që rrezikon besimin e investitorëve dhe shëndetin e tregut të lirë.

E drejtori i përgjithshëm i fabrikës “Vita”, Artan Spahija, tha para mediave se inspektimet u kryen nga inspektorët e AUV-së me vendim të vetë ministrit Muja. Ai tha se vendimi që i është dhënë nga një këshilltare e Mujës – e cila sipas tij as nuk u prezantua – është marrë vetëm për kompaninë e tij dhe vendimi është nënshkruar sot.

Ai e akuzoi ekzekutivin se po i trajton sikur të ishin “kriminelë”.

Të ngjashme
Messi shkruan histori në Botëror, vendos rekord të ri unik

Messi shkruan histori në Botëror, vendos rekord të ri unik

Tetë persona të lënduar në aksidentin mes gjashtë automjeteve afër pikës në Morinë

Tetë persona të lënduar në aksidentin mes gjashtë automjeteve afër pikës në Morinë

Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë

Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë

Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete, lëndohet këmbësori me të cilin u aksidentuan

Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete, lëndohet këmbësori me të cilin u aksidentuan

KFOR-i uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Jeni nga 31 shtetet kontribuese me ushtri

KFOR-i uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Jeni nga 31 shtetet kontribuese me ushtri

QKMK njofton për pritje të gjata në dalje të Kosovës: Kolona deri në 3.5 km

QKMK njofton për pritje të gjata në dalje të Kosovës: Kolona deri në 3.5 km

Endrit Thaçi ia uron ditëlindjen Edi Ramës: Edhe shumë vite të tjera të mira

Endrit Thaçi ia uron ditëlindjen Edi Ramës: Edhe shumë vite të tjera të mira

Edi Rama sot feston ditëlindjen 62-të

Edi Rama sot feston ditëlindjen 62-të

Serbia vazhdon avazin e vjetër të arrestimit të kosovarëve nëpër kufij

Serbia vazhdon avazin e vjetër të arrestimit të kosovarëve nëpër kufij

Argjentina e eliminon Kepin e Gjelbër

Argjentina e eliminon Kepin e Gjelbër

Netanyahu dhe Trump së shpejti pritet të takohen në SHBA

Netanyahu dhe Trump së shpejti pritet të takohen në SHBA

Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

0:000:00