Parada e 14 korrikut në Francë, Shqipëria pjesë e ceremonisë me flamurin kuqezi

Franca po zhvillon paradën tradicionale ushtarake të 14 korrikut, Ditës Kombëtare të Francës, një nga ceremonitë më të rëndësishme dhe më simbolike të vendit.

Në bulevardin e famshëm Champs-Élysées në Paris, mijëra qytetarë ndoqën nga afër marshimin e trupave ushtarake, në një shfaqje të fuqisë dhe historisë franceze.

Një moment i veçantë i paradës ishte pjesëmarrja e Shqipërisë.

Një kontigjent i ushtrisë shqiptare parakaloi në këtë ceremoni me flamurin kuq e zi, duke sjellë simbolin kombëtar shqiptar në një prej ngjarjeve më të mëdha publike të Francës.

Pamjet i ka shpërndarë kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social “Facebook”, ndërsa shkruan se është krenar për arritjet e Shqipërisë.

“Champs-Élysées, Paris – Parada e Madhe e 14 korriku. Krenar për Shqipërinë”, shkroi kryeministri.

Me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron, Kryeministri i Shqipërisë po marrë pjesë në ceremoninë zyrtare me rastin e Festës Kombëtare të Francës.

Pjesëmarrja e grupit shqiptar u prit me vëmendje, ndërsa flamuri kuqezi u shfaq mes flamujve të vendeve të tjera pjesëmarrëse, duke shënuar një moment krenarie.

Parada e 14 korrikut përkujton fillimin e Revolucionit Francez dhe marrjen e Bastijës në vitin 1789. Çdo vit ajo shndërrohet në një ngjarje madhore ku marrin pjesë drejtuesit më të lartë të shtetit francez, përfaqësues ndërkombëtarë dhe mijëra qytetarë.

Të ngjashme
BE thirrje liderëve në Serbi të përmbahen nga retorika nxitëse pas deklaratës së ministres serbe për “spastrim etnik” në Kosovë

Kamberi kërkon shkarkimin e ministres serbe pas deklaratës për spastrimin etnik të Kosovës

Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit

Deklarimi skandaloz i ministres serbe, Haradinaj: Veç sa na e forcon vetëdijen kombëtare, Kosova mbetet fundi i Serbisë

Yamal tejkalon Ronaldon dhe Messin në Kosovë, emri i yllit të ri të futbollit po bëhet më i preferuar

Fatmir Shehollit i vazhdohet masa e paraburgimit edhe dy muaj

AKK: Komunat do të dëmtohen mbi 150 milionë euro euro gjatë këtij viti

“Komunat do të dëmtohen mbi 150 milionë euro gjatë këtij viti”

Osmani shihet duke hyrë në zyrat e LDK’së, kur pyetet të flasë për zhvillimet thotë “ndoshta pak më vonë”

Kadrijaj: S’jemi të interesuar për partneritet me LVV-në

Mblidhen 30 mijë euro për shërimin e vogëlushes Urtina Korenica, fushata vazhdon për arritjen e qëllimit final

Pas reagimeve për kushtet në Pediatri, nisin të largohen shtretërit e dëmtuar

0:000:00