Dy orë nga fillimi, vazhdon ende takimi Kurti-Abdixhiku

Takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit LDK-së, Lumir Abdixhiku, vazhdon ende, më shumë se dy orë pas fillimit.
Takimi, i thirrur nga Kurti, nisi pak pas orës 18:00 në Kuvendin e Kosovës, ku palët po diskutojnë për mundësinë e bashkëpunimit për formimin e institucioneve të reja të vendit, përfshirë edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit/es.
Në takim po marrin pjesë edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, si dhe kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani.











