Malishevë: E la 12-vjeçarin të drejtonte veturën dhe e incizoi, gjobitet shoferi

Malishevë: E la 12-vjeçarin të drejtonte veturën dhe e incizoi, gjobitet shoferi

Policia ka njoftuar se ka identifikuar dhe gjobitur shoferin i cili i kishte mundësuar një fëmije 12-vjeçar të drejtonte automjetin në Malishevë.

Sipas Policisë Rajonale në Gjakovë, rasti është zbuluar pas pranimit të një video-incizimi nga qytetarët, ku shihej një person madhor në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, duke i dhënë mundësi të miturit të ulej në ulësen e shoferit dhe të drejtonte automjetin, ndërsa vetë e incizonte ngjarjen.

“Pas veprimeve operative dhe hetimore nga ana e Stacionit Policor në Malishevë, personi është identifikuar dhe ndaj tij, bazuar në Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, janë ndërmarrë masa ligjore: gjobë prej 400 eurosh, pesë pikë negative dhe masë mbrojtëse-ndalim i të drejtës së ngasjes për të gjitha mjetet motorike në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh”, thotë Policia në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Policia ka apeluar te prindërit dhe drejtuesit e automjeteve që të jenë të përgjegjshëm.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë apelon te të gjithë prindërit dhe drejtuesit e mjeteve që të tregohen të përgjegjshëm. Mundësimi i ngasjes së automjeteve nga personat e mitur dhe të paautorizuar nuk është vetëm kundërvajtje ligjore, por paraqet rrezik për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik”, thotë PK./ Periskopi/

Të ngjashme
FIFA cakton gjyqtarët për gjysmëfinalen Francë-Spanjë

FIFA cakton gjyqtarët për gjysmëfinalen Francë-Spanjë

Irani paralajmëron SHBA-në: Nuk do të lejojmë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Irani paralajmëron SHBA-në: Nuk do të lejojmë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Arrestohet i dyshuari që tentoi të grabiste një argjendari në Gjilan

Arrestohet i dyshuari që tentoi të grabiste një argjendari në Gjilan

Reagim ndaj rrëzimit të avionit, KFOR stërvitet në afërsi të Bondsteel-it

Reagim ndaj rrëzimit të avionit, KFOR stërvitet në afërsi të Bondsteel-it

Specialja flet për dorëzanin e Hashim Thaçit

Specialja flet për dorëzanin e Hashim Thaçit

Bllokohet për tri ditë njëra nga rrugët kryesore në Prishtinë – ja rrugët alternative që duhet të ndiqni

Bllokohet për tri ditë njëra nga rrugët kryesore në Prishtinë – ja rrugët alternative që duhet të ndiqni

Shtohen kontrollet për mjetet e rënda, mbi 13 mijë euro gjoba për mbingarkesa

Shtohen kontrollet për mjetet e rënda, mbi 13 mijë euro gjoba për mbingarkesa

Sulmet e fundit, bie trafiku në Ngushticën e Hormuzit

Sulmet e fundit, bie trafiku në Ngushticën e Hormuzit

Shpend Ahmeti përfundimisht pritet të gjykohet: Nuk i kishte deklaruar 172 mijë euro

Shpend Ahmeti përfundimisht pritet të gjykohet: Nuk i kishte deklaruar 172 mijë euro

Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste

Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

Persona të maskuar grabisin rreth 20 mijë euro në një market në Klinë

Persona të maskuar grabisin rreth 20 mijë euro në një market në Klinë

0:000:00