Gabimi i vogël para gjumit që mund t’ju bëjë të shtoni peshë

Gabimi i vogël para gjumit që mund t’ju bëjë të shtoni peshë

Një zakon që shumë njerëz e konsiderojnë të parëndësishëm, të flini më vonë se zakonisht, mund të ndikojë në shtimin e peshës dhe të rrisë rrezikun për sëmundje të zemrës dhe diabet të tipit 2, ka shkruar The New York Post.

Një studim i ri ka zbuluar se personat që flinin rreth 90 minuta më pak çdo natë, duke bërë vetëm 5-6 orë gjumë, shtuan mesatarisht rreth gjysmë kilogrami gjatë vetëm gjashtë javëve. Sipas studiuesve, nëse kjo vazhdon për një vit, shtimi në peshë mund të arrijë rreth 4 kilogramë.

“Nëse kjo situatë vazhdon për një vit, humbja e më pak se një ore e gjysmë gjumë çdo natë mund të çojë në një shtim të konsiderueshëm në peshë”, ka thënë autori i studimit, Faris Zuraikat, profesor i mjekësisë ushqyese në Universitetin Columbia.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se personat që flinin më pak kalonin më shumë kohë ulur dhe ishin më pak aktivë fizikisht gjatë ditës.

“Ani se qëndronin zgjuar më gjatë, pjesëmarrësit kalonin më shumë kohë pa lëvizur sesa kur flinin mjaftueshëm. Kjo është e rëndësishme, sepse një mënyrë jetese me qëndrim ulur për kohë të gjatë, rrit rrezikun për sëmundje kronike”, ka shtuar Zuraikat.

Mungesa e gjumit ndikon edhe në mënyrën si ushqehen njerëzit.

Kur dikush është i lodhur, ka më shumë dëshirë për ushqime të ëmbla, të yndyrshme dhe me shumë kalori. Gjithashtu, gjumi i pamjaftueshëm mund të rrisë tensionin e gjakut, inflamacionin dhe rezistencën ndaj insulinës, duke shtuar rrezikun për diabet dhe sëmundje të zemrës.

Studime të tjera kanë treguar se personat që flenë më pak se shtatë orë në natë kanë gjithashtu rrezik më të lartë për dëmtime në tru që lidhen me demencën dhe sëmundjen e Alzheimerit.

Sipas ekspertëve gjumi cilësor është po aq i rëndësishëm sa ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik për ruajtjen e peshës dhe shëndetit të përgjithshëm./ Periskopi/


Të ngjashme
Në sa gradë duhet ta mbani frigoriferin gjatë verës? Mos e ulni nën këtë temperaturë

Në sa gradë duhet ta mbani frigoriferin gjatë verës? Mos e ulni nën këtë temperaturë

Horoskopi për ditën e sotme – çfarë parashikojnë yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme – çfarë parashikojnë yjet për ju?

Çfarë thotë horoskopi sot per ju

Çfarë thotë horoskopi sot per ju

Macja që duket si qengj, por nuk është për çdo pronar

Macja që duket si qengj, por nuk është për çdo pronar

Këto janë shtatë misteret më të famshme që nuk janë zgjidhur akoma!

Këto janë shtatë misteret më të famshme që nuk janë zgjidhur akoma!

Si ta pastroni kopshtin tuaj nga këto bimë duke përdorur një produkt bazë shtëpiak

Si ta pastroni kopshtin tuaj nga këto bimë duke përdorur një produkt bazë shtëpiak

Mos i lini koshat e mbeturinave të jenë gjëja e parë që shohin mysafirët – ja zgjidhja si t'i fshehni

Mos i lini koshat e mbeturinave të jenë gjëja e parë që shohin mysafirët – ja zgjidhja si t'i fshehni

A mund ta zëvendësojë Pilates stërvitjen me pesha pas moshës 40 vjeç?

A mund ta zëvendësojë Pilates stërvitjen me pesha pas moshës 40 vjeç?

Kush ka shije, po e heq betonin nga oborri – ja çfarë po e zëvendëson

Kush ka shije, po e heq betonin nga oborri – ja çfarë po e zëvendëson

Mos mbani kurrë një shishe uji në makinë

Mos mbani kurrë një shishe uji në makinë

Gratë që bëjnë rrallë seks jo vetëm që mund të vuajnë nga tensioni, por edhe mund të vdesin më herët

Gratë që bëjnë rrallë seks jo vetëm që mund të vuajnë nga tensioni, por edhe mund të vdesin më herët

Milingonat do të largohen menjëherë nëse spërkatni një përbërës natyral pranë dritareve dhe dyerve

Milingonat do të largohen menjëherë nëse spërkatni një përbërës natyral pranë dritareve dhe dyerve