Njollat dhe gërvishtjet në laminat mund të zhduken me këto truqe të thjeshta

Njollat dhe gërvishtjet në laminat mund të zhduken me këto truqe të thjeshta

Mjafton të dini cilin veprim ta bëni të parin, sepse një gabim i vogël mund ta bëjë dëmtimin edhe më të dukshëm


Laminati kushton më pak se druri, ndërsa sipërfaqja e tij është e mbuluar me një shtresë të fortë mbrojtëse, rezistente ndaj gërvishtjeve dhe njollave. Megjithatë, nëse gërvishtjet shfaqen, ato mund të jenë shumë të dukshme. Nëse nuk jeni gati ta zëvendësoni dyshemenë e laminatit, mund ta riparoni me disa metoda të thjeshta.

Dyshemetë e laminatit nuk mund të lustrohen dhe të rinovohen si dyshemetë prej druri, ndërsa një gërvishtje e thellë ose një gropëzim në laminat vërehet lehtë. Megjithatë, pastrimi dhe lustrimi mund t’i fshehin gërvishtjet sipërfaqësore, ndërsa ato më të thella mund të riparohen me materiale mbushëse.

Ekspertët e pastrimit të shtëpisë theksojnë se pastrimi i dyshemesë së laminatit mund të ndihmojë në fshehjen e gërvishtjeve të lehta sipërfaqësore. Së pari, është e dobishme ta fshini dyshemenë me fshesë me rrymë, në mënyrë që të largoni papastërtitë që janë grumbulluar brenda gërvishtjeve, shkruan Southern Living, përcjell Telegrafi.


Më pas, lëmoni lehtë vendet e gërvishtura me një leckë të thatë. Gjurmët e gërvishtjeve mund t’i hiqni edhe me një gomë të pastër, që nuk lë shenja. Në këtë rast, goma e bardhë është zgjidhja ideale.

Pasi ta keni lëmuar sipërfaqen, përdorni një mjet pastrues për dysheme laminati, në mënyrë që ta pastroni dhe ta lustroni dyshemenë. Kjo duhet t’i mbulojë gërvishtjet sipërfaqësore, duke i kthyer ato në vija shumë të zbehta.

Gërvishtjet më të mëdha mund të lënë një vijë të bardhë ose të çelët, e cila është e vështirë të mbulohet. Nëse lustrimi nuk e përmirëson gërvishtjen, mund ta maskoni me një laps për mbulimin e njollave.

Gërvishtjet e thella dhe gropëzimet mund të riparohen me bojë për dru ose me dyllë të veçantë për riparime. Duke i trajtuar gërvishtjet me kohë, mund t’ia zgjasni jetëgjatësinë dyshemesë së laminatit, para se të vijë momenti për ta zëvendësuar me një të re. /Telegrafi/

Të ngjashme
Çfarë thotë horoskopi sot per ju

Çfarë thotë horoskopi sot per ju

Macja që duket si qengj, por nuk është për çdo pronar

Macja që duket si qengj, por nuk është për çdo pronar

Këto janë shtatë misteret më të famshme që nuk janë zgjidhur akoma!

Këto janë shtatë misteret më të famshme që nuk janë zgjidhur akoma!

Si ta pastroni kopshtin tuaj nga këto bimë duke përdorur një produkt bazë shtëpiak

Si ta pastroni kopshtin tuaj nga këto bimë duke përdorur një produkt bazë shtëpiak

Mos i lini koshat e mbeturinave të jenë gjëja e parë që shohin mysafirët – ja zgjidhja si t'i fshehni

Mos i lini koshat e mbeturinave të jenë gjëja e parë që shohin mysafirët – ja zgjidhja si t'i fshehni

A mund ta zëvendësojë Pilates stërvitjen me pesha pas moshës 40 vjeç?

A mund ta zëvendësojë Pilates stërvitjen me pesha pas moshës 40 vjeç?

Kush ka shije, po e heq betonin nga oborri – ja çfarë po e zëvendëson

Kush ka shije, po e heq betonin nga oborri – ja çfarë po e zëvendëson

Mos mbani kurrë një shishe uji në makinë

Mos mbani kurrë një shishe uji në makinë

Gratë që bëjnë rrallë seks jo vetëm që mund të vuajnë nga tensioni, por edhe mund të vdesin më herët

Gratë që bëjnë rrallë seks jo vetëm që mund të vuajnë nga tensioni, por edhe mund të vdesin më herët

Milingonat do të largohen menjëherë nëse spërkatni një përbërës natyral pranë dritareve dhe dyerve

Milingonat do të largohen menjëherë nëse spërkatni një përbërës natyral pranë dritareve dhe dyerve

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Korrik 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Korrik 2026

Nuk janë muskujt as gjatësia: Gjëja e parë që gratë vërejnë te një burrë

Nuk janë muskujt as gjatësia: Gjëja e parë që gratë vërejnë te një burrë