Shkarkimi i Abdixhikut: Ky është drafti i kërkesës së delegatëve të LDK-së

Shkarkimi i Abdixhikut: Ky është drafti i kërkesës së delegatëve të LDK-së

“Ne, delegatët nënshkrues të Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, paraqesim këtë kërkesë në ushtrim të të drejtave statutare që na garantohen si anëtarë të organit më të lartë vendimmarrës të LDK-së”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Kanal 10, ku një grup delegatësh kërkon aktivizimin e mekanizmave statutarë për votëbesimin dhe shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Në draftin e kësaj kërkese, të cilën e kanë nënshkruar delegatët mbështetës, thuhet se iniciativa bazohet në dispozitat e Statutit të LDK-së që mundësojnë kërkesën për votëbesim ndaj kryetarit nga një numër i caktuar i anëtarëve të Kuvendit.


Sipas hartuesve të dokumentit, arsyeja kryesore për këtë kërkesë lidhet me rezultatet e tri proceseve të fundit zgjedhore, për të cilat ata vlerësojnë se LDK-ja nuk ka arritur pritshmëritë e anëtarësisë dhe elektoratit.

“Neni 27.1 i Statutit përcakton se Kryetari i LDK-së i përgjigjet për punën e tij Kuvendit të LDK-së dhe se, me propozimin e një të tretës (1/3) së anëtarëve të Kuvendit, mund të ngrihet çështja e votëbesimit ndaj Kryetarit.” – shkruan ndër të tjerash në këtë dokument.


Në dokument thuhet gjithashtu se:

“Neni 17.6 përcakton se Kuvendi thirret edhe kur këtë e kërkon një e treta (1/3) e delegatëve që e përbëjnë atë, ndërsa neni 17.7 obligon që Kuvendi i kërkuar në këtë mënyrë të mbahet brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e paraqitjes së kërkesës me shkrim.

Po ashtu, neni 27.4 obligon thirrjen e Kuvendit brenda të njëjtit afat në rastin e ngritjes së çështjes së votëbesimit ndaj Kryetarit.”

Nënshkruesit pretendojnë se kjo iniciativë nuk ka për qëllim krijimin e përçarjeve brenda partisë, por, siç thuhet në kërkesë, “garantimin e funksionimit të demokracisë së brendshme dhe respektimin e parimit të llogaridhënies”.

Sipas Statutit të LDK-së, nëse kërkesa paraqitet nga numri i nevojshëm i delegatëve, Kuvendi duhet të shqyrtojë çështjen brenda afateve të përcaktuara.

Në rast të miratimit të propozimit për shkarkim, neni 27.2, në lidhje me nenin 21 të Statutit, përcakton se mandati i Kryetarit pushon.

Të ngjashme
BE reagon pas emërimit të Zejnulla Gashit si kryeprokuror i Shtetit

BE reagon pas emërimit të Zejnulla Gashit si kryeprokuror i Shtetit

Rasti i helmimit në Han të Elezit, QKMF atje - Janë paraqitur edhe 9 raste të reja, gjendja e tyre stabile

Rasti i helmimit në Han të Elezit, QKMF atje - Janë paraqitur edhe 9 raste të reja, gjendja e tyre stabile

I riu ‘fluturon’ me ‘Audi’ në Leposaviq, ndëshkohet me 300 euro

I riu ‘fluturon’ me ‘Audi’ në Leposaviq, ndëshkohet me 300 euro

Gjyqtari Panda dorëhiqet nga gjyqi ndaj Erion Veliajt

Gjyqtari Panda dorëhiqet nga gjyqi ndaj Erion Veliajt

Trump i kërkoi Netanyahut të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani gjatë telefonatës së fundit

Trump i kërkoi Netanyahut të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani gjatë telefonatës së fundit

Tallet Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan, prej Vlorës

Tallet Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan, prej Vlorës

Nga nxehtësia te stuhitë e forta: Moti i paqëndrueshëm përfshin Evropën dhe Ballkanin

Nga nxehtësia te stuhitë e forta: Moti i paqëndrueshëm përfshin Evropën dhe Ballkanin

FIFA mund ta zgjasë 20-25 minuta pauzën mes pjesëve

FIFA mund ta zgjasë 20-25 minuta pauzën mes pjesëve

Carl Bildt e quan “skandaloze” deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

Carl Bildt e quan “skandaloze” deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

Në Sheshin e Revolucionit në Teheran u vendos një banderolë ku Donald Trump paraqitet në arkivol

Në Sheshin e Revolucionit në Teheran u vendos një banderolë ku Donald Trump paraqitet në arkivol

Një statistikë shqetësuese për Anglinë nëse arrin në finale, ky është disavantazhi ndaj Spanjës

Një statistikë shqetësuese për Anglinë nëse arrin në finale, ky është disavantazhi ndaj Spanjës

Mërgimtares iu vodhën 94 mijë franga në Pejë, ende asnjë i arrestuar

Mërgimtares iu vodhën 94 mijë franga në Pejë, ende asnjë i arrestuar

0:000:00