Vatikani kritikon BE-në: Zbaton standarde të dyfishta në konfliktet ndërkombëtare

Vatikani kritikon BE-në: Zbaton standarde të dyfishta në konfliktet ndërkombëtare

Një prej zyrtarëve më të lartë të Vatikanit ka kritikuar Bashkimin Evropian, duke e akuzuar se zbaton standarde të dyfishta në respektimin e së drejtës ndërkombëtare, ku, sipas tij, interesat politike dhe ekonomike po mbizotërojnë mbi parimet universale.

Sipas raportimit të Politico, kardinali Victor Manuel Fernandez, prefekt i Dikasterit për Doktrinën e Fesë, i bëri këto deklarata gjatë hapjes së një takimi me dyer të mbyllura të thirrur nga Papa Leoni, ku kardinalë nga e gjithë bota po diskutojnë mbi luftën dhe rolin e Kishës Katolike përballë konflikteve moderne.

Takimi i jashtëzakonshëm fokusohet në atë që Papa e ka cilësuar si një “kulturë globale të pushtetit”, e cila, sipas tij, po ushqen luftërat e ditëve të sotme. Një nga temat kryesore të diskutimit është edhe rishikimi i doktrinës tradicionale katolike mbi “luftën e drejtë”.

Gjatë fjalës së tij, Fernandez tha se shumë qeveri po i interpretojnë normat morale dhe juridike në funksion të interesave politike, duke braktisur standardet universale.


“Nëse një vend konsiderohet armik, ai dënohet si jodemokratik dhe përballet me sanksione. Por nëse është aleat, mungesa e lirisë së shprehjes, shkeljet e të drejtave të njeriut apo mungesa e demokracisë shpesh anashkalohen”, u shpreh kardinali.

Duke iu referuar Bashkimit Evropian, ai tha se blloku ka vendosur sanksione ndaj disa shteteve, ndërsa ka mbështetur financiarisht dhe ushtarakisht të tjera, pa reaguar në të njëjtën mënyrë ndaj konflikteve të tjera që, sipas tij, kanë sjellë pasoja edhe më të rënda për popullsinë civile.

“Këto kontradikta tregojnë se, në praktikë, vendimet diktohen nga interesat politike dhe ekonomike të rajoneve të ndryshme të botës. Nuk ekziston më një kornizë e qëndrueshme e së vërtetës dhe e vlerave”, deklaroi ai.

Fernandez kritikoi gjithashtu zgjerimin e konceptit të vetëmbrojtjes legjitime, duke përmendur Rusinë, Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera që, sipas tij, e kanë përdorur këtë argument për të justifikuar ndërhyrjet ushtarake, nga Ukraina deri në Lindjen e Mesme.

Ai paralajmëroi se edhe doktrina katolike e “luftës së drejtë” është përdorur në mënyrë të gabuar për të justifikuar konflikte të padrejta, duke kërkuar që ajo të interpretohet sa më ngushtë dhe duke hedhur poshtë konceptin e luftës parandaluese.

Sipas përmbledhjes së publikuar nga Vatikani pas diskutimeve, shumë prej kardinalëve pjesëmarrës u shprehën në favor të tejkalimit të doktrinës tradicionale të “luftës së drejtë”./Periskopi

Të ngjashme
Detaje të reja për vdekjen e policit në Vërmicë: U godit nga një veturë teksa kalonte rrugën gjatë patrullimit

Detaje të reja për vdekjen e policit në Vërmicë: U godit nga një veturë teksa kalonte rrugën gjatë patrullimit

Sindikata e Policisë ngushëllon familjen e policit Rexhep Gashi, që humbi jetën gjatë detyrës në Vërmicë

Sindikata e Policisë ngushëllon familjen e policit Rexhep Gashi, që humbi jetën gjatë detyrës në Vërmicë

Kjo është gjendja shëndetësore e dy 19-vjeçarëve që u therën me thikë në Prizren

Kjo është gjendja shëndetësore e dy 19-vjeçarëve që u therën me thikë në Prizren

Ushtarët e Kosovës përfundojnë trajnimin për snajper

Ushtarët e Kosovës përfundojnë trajnimin për snajper

Çmimet e naftës rriten sërish, sulmet mes SHBA-së dhe Iranit kërcënojnë tranzitin në Ngushticën e Hormuzit

Çmimet e naftës rriten sërish, sulmet mes SHBA-së dhe Iranit kërcënojnë tranzitin në Ngushticën e Hormuzit

Sunderland refuzoi 8 milionë euro, Chelsea gati ofertën e radhës për Granit Xhakën

Sunderland refuzoi 8 milionë euro, Chelsea gati ofertën e radhës për Granit Xhakën

Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ-ja në pritje të përfundimit të afatit për ankesa para certifikimit

Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ-ja në pritje të përfundimit të afatit për ankesa para certifikimit

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Polici u godit për vdekje me veturë nga një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë, Policia kufitare jep detaje

Polici u godit për vdekje me veturë nga një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë, Policia kufitare jep detaje

Të shtëna në Jezerc të Ferizajt, sekuestrohet një armë

Të shtëna në Jezerc të Ferizajt, sekuestrohet një armë

Tahiri: Kosova rrezikon të hyjë prapë në bllokadë institucionale

Tahiri: Kosova rrezikon të hyjë prapë në bllokadë institucionale

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

0:000:00