Konflikti SHBA-Iran: Bisedimet pritet të vazhdojnë

Konflikti SHBA-Iran: Bisedimet pritet të vazhdojnë

Gati dy javë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje kornizë, konflikti mes SHBA-së dhe Iranit u përshkallëzua sërish. Por pavarësisht shkëmbimeve të sulmeve nga të dyja palët, bisedimet e paqes, thuhet se do të vazhdojnë.

Konflikti mes SHBA-së dhe Iranit u përshkallëzua së fundmi sërish përmes sulmeve të ndërsjella. Pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objektivave në bregdetin jugor të Iranit, Garda Revolucionare iraniane hodhi raketa dhe dronë ndaj bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein.

Garda Revolucionare iraniane njoftoi se marina dhe forcat ajrore, në një operacion me raketa dhe dronë, kanë shkatërruar tetë objekte infrastrukturore të ushtrisë amerikane. Bëhet fjalë për objektiva në bazën ajrore amerikane Ali Al‑Salem në Kuvajt dhe në flotën e 5-të të marinës amerikane në Mina Salman në Bahrein.

Bahreini konfirmoi një sulm iranian me dronë dhe raketa. Ministria e Jashtme e quajti atë një “përshkallëzim të rrezikshëm”. Ushtria kuvajtiane kishte njoftuar gjatë natës se mbrojtja ajrore po u kundërvihet sulmeve armiqësore me raketa dhe dronë.


Gjatë natës në të gdhirë të së dielës, forcat e armatosura amerikane kaluan në valën e dytë të sulmeve kundër Iranit që nga nënshkrimi i marrëveshjes kornizë. Sipas komandës rajonale Centcom, janë goditur disa objektiva – mes tyre pozicione të mbrojtjes ajrore, depo dronësh dhe infrastrukturë vëzhgimi.

SHBA: Sulmet si kundërpërgjigje ndaj sulmit të një anijeje cisternë

Irani dhe SHBA-ja akuzuan njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit të përkohshëm. Komanda Qendrore amerikane, përgjegjëse për rajonin, njoftoi se sulmet e saj janë një reagim i drejtpërdrejtë ndaj agresionit të vazhdueshëm iranian kundër lundrimit tregtar, raporton DW, transmeton Periskopi.

Të shtunën, një anije cisternë që lundronte nën flamurin e Panamasë u sulmua nga një dron iranian në Ngushticën e Hormuzit. Sulmet e SHBA-së kishin në shënjestër objekte iraniane për mbikëqyrje ushtarake, komunikim, mbrojtje ajrore, si dhe depo për dronë dhe instalime për vendosjen e minave.

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi në platformën e tij në rrjetet sociale se SHBA mund të detyrohej ta përfundonte ndërhyrjen ushtarakisht. “Nëse kjo ndodh, Republika Islamike e Iranit nuk do të ekzistojë më!”, shkroi ai.

Qeveria në Teheran deklaroi se sulmet amerikane shkelnin marrëveshjen për përfundimin e luftës, të nisur katër muaj më parë me sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit. Garda Revolucionare tha se sulmet amerikane do të çojnë në një ndërprerje të plotë të të gjitha proceseve diplomatike. Bazat amerikane në rajon “do të përjetojnë ferrin në ditët në vijim”.

Nga Uashingtoni u tha se nuk ka anulime. Sipas disa mediave, duke iu referuar përfaqësuesve qeveritarë, bisedimet pritet të vazhdojnë të martën në kryeqytetin e Katarit, Doha. /Periskopi/

Të ngjashme
Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë në Shqipëri, si dolën analizat?

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë në Shqipëri, si dolën analizat?

Sllovenia paralajmëron se do të tërheq njohjen e Palestinës

Sllovenia paralajmëron se do të tërheq njohjen e Palestinës

Temperaturat pritet të shkojnë deri në 38°C, IKSHPK del me rekomandim për qytetarët

Temperaturat pritet të shkojnë deri në 38°C, IKSHPK del me rekomandim për qytetarët

Haxhiu e Kryeziu kërkojnë rinumërim, dorëzojnë ankesë në PZAP

Haxhiu e Kryeziu kërkojnë rinumërim, dorëzojnë ankesë në PZAP

E pranon Putin: Rusia po përballet me probleme në luftën në Ukrainë

E pranon Putin: Rusia po përballet me probleme në luftën në Ukrainë

OBSH: Vapa ekstreme mund të ketë shkaktuar mbi 1.300 vdekje shtesë në Evropë

OBSH: Vapa ekstreme mund të ketë shkaktuar mbi 1.300 vdekje shtesë në Evropë

Prokuroria jep detaje për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj, ndalohen babë dhe e bijë

Prokuroria jep detaje për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj, ndalohen babë dhe e bijë

Detaje të reja për vdekjen e policit në Vërmicë: U godit nga një veturë teksa kalonte rrugën gjatë patrullimit

Detaje të reja për vdekjen e policit në Vërmicë: U godit nga një veturë teksa kalonte rrugën gjatë patrullimit

Sindikata e Policisë ngushëllon familjen e policit Rexhep Gashi, që humbi jetën gjatë detyrës në Vërmicë

Sindikata e Policisë ngushëllon familjen e policit Rexhep Gashi, që humbi jetën gjatë detyrës në Vërmicë

Kjo është gjendja shëndetësore e dy 19-vjeçarëve që u therën me thikë në Prizren

Kjo është gjendja shëndetësore e dy 19-vjeçarëve që u therën me thikë në Prizren

Ushtarët e Kosovës përfundojnë trajnimin për snajper

Ushtarët e Kosovës përfundojnë trajnimin për snajper

Vatikani kritikon BE-në: Zbaton standarde të dyfishta në konfliktet ndërkombëtare

Vatikani kritikon BE-në: Zbaton standarde të dyfishta në konfliktet ndërkombëtare

0:000:00