Pse në shumë shkolla në Belgjikë po i ndalojnë figurat “Panini” të Botërorit 2026?

Pse në shumë shkolla në Belgjikë po i ndalojnë figurat “Panini” të Botërorit 2026?

Një fenomen i pazakontë po përhapet në shkollat e Belgjikës pak ditë para Kupës së Botës 2026.


Gjithnjë e më shumë institucione arsimore kanë vendosur ta ndalojnë shkëmbimin dhe tregtimin e figurave Panini brenda ambienteve shkollore.

Sipas raportimeve nga mediat belge, drejtuesit e shkollave argumentojnë se mania për koleksionimin e figurave ka krijuar probleme mes nxënësve, përcjell “Gazeta Express”.

Në shumë raste janë regjistruar debate, konflikte dhe madje situata ku fëmijët kanë shpenzuar shuma të konsiderueshme parash për t’i plotësuar albumet e tyre.


Një tjetër shqetësim lidhet me pabarazitë ekonomike mes nxënësve.

Disa fëmijë kanë mundësi të blejnë më shumë pako figurinash, ndërsa të tjerët mbeten në disavantazh, gjë që sipas mësuesve mund të ndikojë negativisht në klimën sociale të klasës.

Shkollat që e kanë vendosur ndalimin theksojnë se masa nuk është kundër koleksionimit të figurinave, por synon t’i shmangë konfliktet dhe shpërqendrimin gjatë orëve të mësimit.

Nxënësit mund të vazhdojnë të merren me hobin e tyre jashtë ambienteve shkollore.

Megjithatë, vendimi e ka ndarë opinionin publik. Shumë prindër dhe tifozë e konsiderojnë shkëmbimin e figurinave një traditë të bukur të lidhur me futbollin dhe Botërorin, ndërsa të tjerë i mbështesin shkollat duke argumentuar se prioritet duhet të mbetet procesi mësimor.

Me afrimin e Botërorit 2026, ethet e figurinave Panini po i “pushtojnë” sërish fëmijët në mbarë botën, por në Belgjikë duket se ky pasion po has gjithnjë e më shumë pengesa brenda shkollave. /Gazeta Express

Të ngjashme
Lionel Messi nuk ka asnjë dyshim për të - Yamal më i miri i gjeneratës së re që synon Botërorin

Lionel Messi nuk ka asnjë dyshim për të - Yamal më i miri i gjeneratës së re që synon Botërorin

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

CAS konfirmon vendimin e FFK-së në rastin e ankesës së FC Prishtinës

CAS konfirmon vendimin e FFK-së në rastin e ankesës së FC Prishtinës

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”