CAS konfirmon vendimin e FFK-së në rastin e ankesës së FC Prishtinës

CAS konfirmon vendimin e FFK-së në rastin e ankesës së FC Prishtinës

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (Court of Arbitration for Sport –CAS) ka vendosur në favor të FFK-së në çështjen e iniciuar lidhur me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv të Kosovës (GJAS) në rastin e FC Prishtina.

“CAS ka vërtetuar si të drejtë vendimin e FFK-së për moslicencimin e FC Prishtina për edicionin garues 2023/24 për garat evropiane, duke i dhënë legjitimitet të plotë veprimeve të saj në përputhje me rregulloret në fuqi”, tha FFK.

Me këtë rast, CAS ka konfirmuar qartë se FFK-ja nuk i nënshtrohet juridiksionit të GJAS-it, duke konfirmuar në këtë mënyrë autonominë dhe pavarësinë e saj si organi më i lartë i futbollit në vend.

Në pikën 186 të vendimit, Paneli thekson që nga provat e paraqitura në seancë rezulton se nuk ka pasur kundërshtime lidhur me faktin që FC Prishtina ishte trajnuar për procesin e licencimit nga menaxheri i licencimit të FFK-së, Bajram Shala dhe ishte njoftuar qartë e me kohë se shkalla e tretë e ankesës ishte në CAS në Zvicër.

Për më tepër, sipas FFK-së, klubi duhej të kishte marrë në konsideratë edhe statutin e FFK-së dhe Rregulloren e UEFA-s për licencimin e klubeve, i cili thekson se, në rast se një federatë anëtare ka të përcaktuar një tribunal arbitrazhi, atëherë është pikërisht ky organ që vendos mbi juridiksionin e sistemit të licencimit të klubeve.

Ndërsa më tej në vendim saktësohet që, Statuti i FFK-së përcakton organin kompetent për çështjet e licencimit në Nenin 58. Ndërkohë, interpretimi i kombinuar i Nenit 67.1 me Nenin 58, e bën të qartë se vendimet e Organit të Apelit për Licencim mund të kundërshtohen vetëm në CAS në Lozanë, sipas dispozitave statutore. Duke marrë parasysh edhe përkufizimin statutor të CAS-it me seli në Lozanë, rezulton se organi kompetent ishte CAS-i në Zvicër dhe jo GJAS në Kosovë.

Në përfundim të vendimit, Paneli vlerëson se GJAS nuk kishte juridiksion për të shqyrtuar ankesën kundër vendimit të shkallës së dytë.

“Ky vendim i CAS-it, përtej një fitoreje juridike, përbën një dëshmi të fuqishme të pozitës ndërkombëtare të FFK-së dhe të respektimit të standardeve të organizimit të futbollit sipas rregullave të FIFA-s dhe UEFA-s. Në thelb, CAS ka riafirmuar parimin se federatat kombëtare të futbollit gëzojnë autonomi të plotë në vendimmarrje dhe nuk mund t’i nënshtrohen ndërhyrjeve apo juridiksioneve të jashtme që cenojnë këtë pavarësi”, tha FFK-ja./ Periskopi/

Të ngjashme
11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova