Rrahman Rama falënderon qytetarët e Mitrovicës për mbështetjen: Takimet me shokët e luftës më bëjnë të ndihem mirë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Rrahman Rama, ka falënderuar qytetarët e Mitrovicës për mbështetjen e treguar gjatë aktiviteteve të tij në këtë komunë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka thënë se sa herë që viziton Mitrovicën ndihet mirë, pasi aty takon shokë të luftës dhe qytetarë me të cilët, sipas tij, e lidhin kujtime nga periudhat e vështira që ka kaluar vendi.
“Sa herë jam në Mitrovicë ndihem mirë, pasi takoj shokë të luftës e qytetarë me të cilët na kanë lidhur kohët e vështira. Faleminderit për mbështetjen e madhe”, ka shkruar ai.











