Roth: Evropa është e rrezikuar nga nacionalizmi dhe populizmi

Roth: Evropa është e rrezikuar nga nacionalizmi dhe populizmi

Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka vlerësuar se Evropa po përballet me kërcënime serioze si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, duke theksuar se rritja e nacionalizmit dhe populizmit paraqet një rrezik të madh për të ardhmen e kontinentit.

Në një bashkëbisedim në podcastin PIKË me publicistin Veton Surroi, Roth ka thënë se Evropa gjendet nën presion të vazhdueshëm, ndërsa sfidat e sigurisë janë shtuar ndjeshëm pas agresionit rus në Ukrainë dhe ndryshimeve në qasjen e Shteteve të Bashkuara ndaj mbrojtjes evropiane.

“Evropa është nën sulm përbrenda, por edhe nga jashtë. Rritja e nacionalizmit dhe populizmit është një kërcënim i madh për të gjithë ne”, deklaroi Roth.

Ai ka thënë se mesazhi që vjen nga presidenti amerikan Donald Trump është i qartë se siguria evropiane duhet të jetë përgjegjësi e vetë Evropës, duke shtuar se kontinenti nuk mund të mbështetet më në rolin tradicional të SHBA-së si garantues kryesor i sigurisë.


“Nuk janë të përkushtuar (Putini e Trumpi) ndaj vlerave tona evropiane. Dhe ky është një problem i madh jo vetëm për Kosovën, por edhe për Gjermaninë, për të gjithë ne në BE, në Evropë, mesazhi i Trumpit është shumë i qartë: ‘Nuk më intereson siguria evropiane. Është oborri juaj. Janë interesat tuaja. Bëjeni vetë’. Pra, kjo është një sfidë vërtet e madhe për ne”, u shpreh ai.

Sipas Rothit, udhëheqësit evropianë për vite me radhë nuk e kuptuan sa duhet zhvendosjen e fokusit amerikan drejt rajonit Indo-Paqësor dhe konkurrencës me Kinën, ndërsa Evropa vazhdoi të mbështetej në ombrellën e sigurisë amerikane. Ka theksuar se në planin afatgjatë Bashkimi Evropian duhet të ndërtojë kapacitetet e veta të përbashkëta ushtarake.

Të ngjashme
Britania ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç

Britania ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç

Humb jetën në një aksident në Zvicër djali i heroit Jashar Salihu

Humb jetën në një aksident në Zvicër djali i heroit Jashar Salihu

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku humbi jetën një grua

Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku humbi jetën një grua

Numërohen 80 nga 223 kuti nga votimi me postë – ja kur do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

Numërohen 80 nga 223 kuti nga votimi me postë – ja kur do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

Tragjedia në fluturimin nga Zvicra drejt Kosovës, policia jep detaje për vdekjen e 34-vjeçarit

Tragjedia në fluturimin nga Zvicra drejt Kosovës, policia jep detaje për vdekjen e 34-vjeçarit

Bie çmimi i naftës pas lajmit për marrëveshjen mes SHBA-së dhe Iranit

Bie çmimi i naftës pas lajmit për marrëveshjen mes SHBA-së dhe Iranit

Vritet 45-vjeçari me armë zjarri në Mirditë

Vritet 45-vjeçari me armë zjarri në Mirditë

Marrëveshja SHBA-Iran firmoset më 19 qershor në Gjenevë, Trump: Ngushtica e Hormuzit do jetë përgjithmonë pa pagesë

Marrëveshja SHBA-Iran firmoset më 19 qershor në Gjenevë, Trump: Ngushtica e Hormuzit do jetë përgjithmonë pa pagesë

Vazhdon numërimi i votave të diasporës, ky është rezultati

Vazhdon numërimi i votave të diasporës, ky është rezultati

Trump: Marrëveshja me Iranin u kompletua, urime të gjithëve

Trump: Marrëveshja me Iranin u kompletua, urime të gjithëve

CNN: Netanyahu kërkon takim urgjent me Trumpin mes tensioneve në rritje lidhur me negociatat me Iranin

CNN: Netanyahu kërkon takim urgjent me Trumpin mes tensioneve në rritje lidhur me negociatat me Iranin

0:000:00