Qytetari nga Skenderaj voton me kusht: Ishalla pin ujë kjo punë

Qytetari nga Skenderaj, Rrustem Rrustemi ka votuar me kusht në qendrën e votimit në këtë qytet.
“Arsyeja e votimit me kusht është se unë para katër viteve kam votuar në Açarevë, por jetoj këtu që 10 vite. Qe dy herë shkoj në shkollën “Shaban Jashari” për të votuar, por me thonë të votojë me kusht, ose të shkojë në Açarevë. Me shku me taksi në Açarevë s’kom mundësi, qata po votoj këtu me kusht”, ka thënë Rrustemi, për KlanKosova, transmeton Periskopi.
Ai ka komentuar edhe procesin zgjedhor dhe votimin e tij.
“Ishalla pin ujë qikjo punë.”, ka thënë ai./Periskopi











