Muharremi: E turpshme vardisja e një pjese të LDK’së që po i bëhet VV’se për pushtet

Muharremi: E turpshme vardisja e një pjese të LDK’së që po i bëhet VV’se për pushtet

Analisti politik Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj diskutimeve dhe zërave brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për një bashkëpunim të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), duke e cilësuar këtë qasje si të padenjë dhe pa dinjitet politik.

Përmes një postimi publik, Muharremi ka thënë se është “e turpshme” mënyra se si, sipas tij, një pjesë e LDK-së po i vardiset LVV-së për të qenë pjesë e pushtetit. “Po si, a nuk ishit ju ata që deri dje e quanit Albin Kurtin autokrat dhe të rrezikshëm për Kosovën? A nuk thoshit se janë të korruptuar dhe po i shërbejnë mafias energjetike? Çka ndodhi tash, u harruan të gjitha?”, ka shkruar ai. Muharremi vlerëson se një koalicion i mundshëm mes dy partive nuk ka logjikë politike dhe programore, duke argumentuar se LVV-ja përfaqëson politika të majta, ndërsa LDK-ja ka profil të djathtë. Sipas tij, LDK-ja nuk duhet të fokusohet në hyrjen në qeveri, por në reflektimin e brendshëm për rezultatet zgjedhore dhe gjendjen aktuale të partisë. “LDK nuk duhet me qenë pjesë e asnjë pushteti, por duhet me u marrë me veten. Me u pyet pse në tri palë zgjedhje nuk po arrin me ba bash kurgjo. Me ndryshu veten dhe me marrë përgjegjësi për rezultatet dhe strategjinë që e ka thellu ndarjen në vend të bashkimit”, ka theksuar Muharremi. Në fund, ai ka paralajmëruar se hyrja në një koalicion të tillë do të ishte në kundërshtim me parimet dhe premtimet e deritanishme të LDK-së, duke shtuar se partia rrezikon të humbasë edhe më shumë identitetin e saj politik./ Periskopi/

Të ngjashme
Super gol, Zvicra në epërsi ndaj Bosnje e Hercegovinës

Super gol, Zvicra në epërsi ndaj Bosnje e Hercegovinës

A do të ulen në tavolinë me Kurtin për bisedime?- Flasin nga LDK-ja

A do të ulen në tavolinë me Kurtin për bisedime?- Flasin nga LDK-ja

Burrin e Albulena Haxhiut e bën ‘horë’ kushëriri i tij: Mozamakeq për plakun kënd e ka lënë mbrapa, ruaje pak veten

Burrin e Albulena Haxhiut e bën ‘horë’ kushëriri i tij: Mozamakeq për plakun kënd e ka lënë mbrapa, ruaje pak veten

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Trump: ShBA pret armëpushim në të gjitha frontet, përfshirë Libanin

Trump: ShBA pret armëpushim në të gjitha frontet, përfshirë Libanin

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

Zvicra – Bosnja dhe Hercegovina, Granit Xhaka titullar i padiskutueshëm

Zvicra – Bosnja dhe Hercegovina, Granit Xhaka titullar i padiskutueshëm

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Han të Elezit

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Han të Elezit

Agim Veliu: Për dështimin e LDK-së në zgjedhje përgjegjës Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani – të nis procesi zgjedhor

Agim Veliu: Për dështimin e LDK-së në zgjedhje përgjegjës Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani – të nis procesi zgjedhor

Zbulohet arsyeja pse Leo Messi shpërtheu në lot pas golit me Argjentinën

Zbulohet arsyeja pse Leo Messi shpërtheu në lot pas golit me Argjentinën

Hoti paralajmëron protestë, kritikon Haxhiun për neglizhencë ndaj deklaratave të ShBA-së

Hoti paralajmëron protestë, kritikon Haxhiun për neglizhencë ndaj deklaratave të ShBA-së

Konstituohet Këshilli Drejtues i Aleancës

Konstituohet Këshilli Drejtues i Aleancës

0:000:00