Nga Madridi në Prishtinë: Katy Perry e vendos “Sunny Hill”-in në hartën e turneut evropian 2026

Katy Perry ka zbuluar kalendarin e saj të festivaleve për verën e vitit 2026 dhe mes emrave më të mëdhenj të skenës evropiane shfaqet edhe Prishtina.

Këngëtarja amerikane ka përfshirë “Sunny Hill Festival” në hartën e saj, duke e zbuluar 31 korrikun si datën kur do të performojë para publikut kosovar, shkruan Indeksonline.

Turneu festivalor i Perry-t përfshin disa nga ngjarjet më të njohura muzikore në Spanjë, Portugali, Belgjikë, Francë, Itali dhe Maltë, ndërsa ndalesa në Kosovë vjen si një nga pikat kulmore të verës së saj evropiane.

Për Prishtinën, kjo është më shumë sesa një koncert. Përfshirja e “Sunny Hill Festival” në agjendën zyrtare të një prej emrave më të njohur të muzikës pop tregon ndikimin në rritje të festivalit kosovar në skenën ndërkombëtare. Edicioni i vitit 2026 do të mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht, me Katy Perry si një nga emrat kryesorë të programit.

Me këtë njoftim, Sunny Hill fiton një tjetër moment të rëndësishëm promovues, duke e pozicionuar Prishtinën në të njëjtën listë me disa prej destinacioneve më të njohura muzikore të Evropës./ Periskopi/

Të ngjashme
Dalin pamjet e para nga dasma e Dua Lipës dhe Callum Turner

Theret për vdekje aktori i njohur në Los Angeles

Dasma tre-ditore e Dua Lipës në Palermo shkakton protesta të banorëve

Gjendja e Sinan Vllasaliut përmirësohet pas aksidentit, mungon në dasmën e Dua Lipës

Mateo s’i përmendi emrin, reagon Brikena! Dyshja e konfirmojnë ndarjen

Del në ankand letra e Dianës, pas intervistës që tronditi monarkinë britanike

Superylli botëror Katy Perry vjen në Prishtinë për Sunny Hill Festival

Marjane Satrapi, autorja franko-iraniane e librit “Persepolis”, vdes në moshën 56 vjeç

Ky është artisti tjetër shqiptar që pritet të performojë në dasmën e Dua Lipës

U përfolën për lidhje, Loredana sqaron të vërtetën rreth raportit me Gjestin

Sinan Vllasaliu pritet të performojë në dasmën e Dua Lipës

Familja Kardashian-Jenner nën masa sigurie pas shqetësimeve nga një përndjekës i dyshuar