Mateo s’i përmendi emrin, reagon Brikena! Dyshja e konfirmojnë ndarjen

Mateo s’i përmendi emrin, reagon Brikena! Dyshja e konfirmojnë ndarjen

Pas një drame rreth njëjavore ku ndjekësit mbanin frymën dhe shpresonin dëshpërimisht se dyshja nuk i kishte ndarë rrugët, telenovela duket se ka mbërritur në episodin e fundit. Mbrëmjen e djeshme qarkulluan disa lëvizje nëpër rrjete sociale që vetëm sa i neveritën fansat, duke e çuar zhgënjimin e tyre në një tjetër nivel.

Fiks kur situata dukej e mjegullt, rreth orës 1:30 të mëngjesit, heshtjen e theu Mateo. Ai konfirmoi përfundimisht ndarjen, por ra në sy fakti që zgjodhi të mos ia përmendte fare emrin ish-partneres. Pasi theksoi se marrëdhënia ka qenë gjithmonë diçka që ka dashur ta mbajë për vete, ai u shpreh hapur: “E respektoj personin edhe kohën që kam kaluar me të dhe më vjen keq që po shkruaj këtë mesazh… por nuk meritoni ta merrni si lajm nëpërmjet një story apo një ‘like’ që nuk jemi më bashkë ndaj vendosa të reagoj”.


Rreth 35 minuta më vonë, nuk mungoi as reagimi i palës tjetër. Brikena shkroi në grupet e saj, duke u munduar të tregohej politikisht korrekte si gjithmonë dhe ndryshe nga ai, ajo e përmendi Mateon në emër duke u dhënë fund aludimeve, raporton Prive.al, transmeton Periskopi.

“Po, unë dhe Mateo nuk jemi më bashkë. Dua të theksoj se nuk ka pasur asnjë mungesë respekti nga asnjëri prej nesh,” ka shkruar ajo, në përpjekje për të mbajtur situatën të qetë. Për t’i shpëtuar zhurmës mediatike, ajo theksoi nevojën për qetësi: “Për momentin kam vendosur edhe të largohem nga disa grupe… sepse më bën keq të shoh postime, komente apo diskutime rreth kësaj situate.”

Megjithatë, këto deklarata nuk e kanë qetësuar aspak situatën. Të dy po përballen me një lumë kritikash në rrjetet sociale për mënyrën se si e menaxhuan gjithë këtë histori, teksa ndjekësit e zhgënjyer po i japin më në fund të drejtë Mirit, Juelës, Edisës dhe Rogertit për gjithçka që kishin thënë me kohë mbi jetëgjatësinë e këtij çifti. /Periskopi/






Të ngjashme
Marjane Satrapi, autorja franko-iraniane e librit “Persepolis”, vdes në moshën 56 vjeç

Marjane Satrapi, autorja franko-iraniane e librit “Persepolis”, vdes në moshën 56 vjeç

Ky është artisti tjetër shqiptar që pritet të performojë në dasmën e Dua Lipës

Ky është artisti tjetër shqiptar që pritet të performojë në dasmën e Dua Lipës

U përfolën për lidhje, Loredana sqaron të vërtetën rreth raportit me Gjestin

U përfolën për lidhje, Loredana sqaron të vërtetën rreth raportit me Gjestin

Sinan Vllasaliu pritet të performojë në dasmën e Dua Lipës

Sinan Vllasaliu pritet të performojë në dasmën e Dua Lipës

Familja Kardashian-Jenner nën masa sigurie pas shqetësimeve nga një përndjekës i dyshuar

Familja Kardashian-Jenner nën masa sigurie pas shqetësimeve nga një përndjekës i dyshuar

Sabrina Carpenter merr urdhër kufizues kundër burrit që u shfaq në shtëpinë e saj

Sabrina Carpenter merr urdhër kufizues kundër burrit që u shfaq në shtëpinë e saj

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej