KQZ reagon për videon me kutinë e votimit në Rahovec: Ka pasur material jo-sensitiv

KQZ reagon për videon me kutinë e votimit në Rahovec: Ka pasur material jo-sensitiv

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje ku shihen dy persona me një kuti votimi, duke sqaruar se materiali i paraqitur në pamje nuk përbën material zgjedhor sensitiv.

Sipas KQZ-së, përmes Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve janë ndërmarrë menjëherë veprime për të verifikuar rrethanat e ngjarjes.

Reagimi i plotë:

Pas publikimit të një videoje në rrjete sociale të dy personave me një kuti votimi, Komisioni Qendror i Zgjdhjeve, përmes Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, ka ndërmarrë masat për të sqaruar këtë situatë.


Është evidentuar se ngjarja e paraqitur në video ka ndodhur në perimetrin ku është e vendosur Qendra Komunale e Numërimit në Rahovec dhe materiali zgjedhor që shihet në pamje, është material zgjedhor jo-sensitiv, i cili sipas procedurave të parapara shpërndahet një ditë para ditës së zgjedhjeve.

Për vërtetimin e rrethanave të ngjarjes ekzistojnë pamjet e kamerave të sigurisë, të vendosura në pjesën e jashtme të palestrës sportive, pamjet e kamerave të qytetit si dhe prezenca e Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes, të cilat dëshmojnë qartë vendndodhjen dhe rrethanat faktike.

Për qëllime të transparencës dhe sqarimit të plotë të situatës, po bashkangjesim fotografinë e lokacionit ku është realizuar video, nga e cila shihet qartë se ngjarja ka ndodhur në hapësirën e parkingut të palestrës ku është vendosur Qendra Komunale e Numërimit në komunën e Rahovecit./Periskopi

Të ngjashme
Hamza: Gjashtë vjet janë mjaft, Kosova nuk ka më kohë për eksperimente

Hamza: Gjashtë vjet janë mjaft, Kosova nuk ka më kohë për eksperimente

Bedri Hamza: Nuk vij për të prodhuar kriza, vij për t’i ndalur ato

Bedri Hamza: Nuk vij për të prodhuar kriza, vij për t’i ndalur ato

Hamza: Qytetarët janë lodhur, por besojnë te ndryshimi

Hamza: Qytetarët janë lodhur, por besojnë te ndryshimi

Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të jetë Qeveria e re

Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të jetë Qeveria e re

Uran Ismaili me thirrje qytetarëve nga tubimi përmbyllës i PDK-së: Mos e lini vendin në krizë, votoni Bedri Hamzën, ta zhvillojmë Kosovën

Uran Ismaili me thirrje qytetarëve nga tubimi përmbyllës i PDK-së: Mos e lini vendin në krizë, votoni Bedri Hamzën, ta zhvillojmë Kosovën

Mbi 80 për qind e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Mbi 80 për qind e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Trump flet për luftën me Iranin: Vietnami zgjati 19 vjet, duhet kohë

Trump flet për luftën me Iranin: Vietnami zgjati 19 vjet, duhet kohë

Dita e shtatë e protestës, qytetarët në shesh në Tiranë e Shkodër kundër investimit në Zvërnec

Dita e shtatë e protestës, qytetarët në shesh në Tiranë e Shkodër kundër investimit në Zvërnec

Irani udhëton për në Botëror, skuadra fotografohet para nisjes

Irani udhëton për në Botëror, skuadra fotografohet para nisjes

Raportimet për parregullsi gjatë votimit në konsullatën e Kosovës në Nju Jork, KQZ jep detaje

Raportimet për parregullsi gjatë votimit në konsullatën e Kosovës në Nju Jork, KQZ jep detaje

Sekuestrohet drogë në Prishtinë, Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit interviston një person

Sekuestrohet drogë në Prishtinë, Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit interviston një person

Të shtëna në Prishtinë, arrestohen dy persona – Policia jep detaje

Të shtëna në Prishtinë, arrestohen dy persona – Policia jep detaje

0:000:00