Thirrja e Bedri Hamzës për qytetarët: Dilni të dielën, këtë herë vota juaj ndryshon gjithçka

Thirrja e Bedri Hamzës për qytetarët: Dilni të dielën, këtë herë vota juaj ndryshon gjithçka

Në fund të fjalimit të tij, kandidati për kryeministër i PDK-së i ka falënderuar aktivistët dhe strukturat e PDK-së.

“Sonte dua t’ju falënderoj nga zemra. Ju keni qenë në terren çdo ditë. Keni trokitur në dyer. Keni folur me njerëz. Keni dëgjuar hallet e tyre. Keni prezantuar programin tonë. Keni mbajtur gjallë besimin se ndryshimi është i mundur. Kjo fushatë është ndërtuar me punën tuaj. Me energjinë tuaj. Me besimin tuaj. Me dashurinë tuaj për Kosovën. Por fushata jonë nuk përfundon sonte. Fushata jonë përfundon vetëm kur kutitë e votimit të mbyllen. Prandaj, nga ky moment deri të dielën në mbrëmje, duhet të japim gjithçka. Çdo telefonatë ka rëndësi. Çdo bisedë ka rëndësi. Çdo votues ka rëndësi. Çdo familje ka rëndësi. Çdo votë ka rëndësi. Shkoni tek të afërmit tuaj. Shkoni tek fqinjët tuaj. Shkoni tek miqtë tuaj. Thirrni ata që janë të pavendosur. Thirrni ata që janë të zhgënjyer. Thirrni ata që mendojnë se vota e tyre nuk ndryshon asgjë. Thuajuni: këtë herë, vota juaj ndryshon gjithçka.”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se të dielën nuk vendos vetëm një parti, por vendos Kosova.

“Vendos nëse do të vazhdojë kriza apo do të fillojë ndryshimi. Vendos nëse do të vazhdojë përçarja apo do të kthehet bashkimi. Vendos nëse do të vazhdojnë arsyetimet apo do të fillojnë rezultatet. Unë kam besim në qytetarët e Kosovës. Kam besim në mençurinë tuaj. Kam besim në forcën tuaj. Kam besim se Kosova di të zgjedhë kur vendi ka nevojë për drejtim. Dhe sonte, nga Sheshi Skënderbeu, dua ta them qartë. Mjaft me krizë. Mjaft me arrogancë. Mjaft me përçarje. Mjaft me dështime. Është koha për punë. Është koha për përgjegjësi. Është koha për ndryshim. Stop krizës. Ndrysho Kosovën. Të dielën, dilni dhe votoni. Dilni për familjen tuaj. Dilni për fëmijët tuaj. Dilni për prindërit tuaj. Dilni për të ardhmen tuaj. Dilni për Kosovën. Le ta mbushim kutinë e votimit me shpresë. Le ta hapim rrugën e ndryshimit. Le ta bëjmë Kosovën shtet që punon, shtet që zhvillohet, shtet që i shërben qytetarit. Me besim. Me guxim. Me përgjegjësi. Me dashuri për Kosovën. Bashkë do ta ndalim krizën. Bashkë do ta ndryshojmë Kosovën. Bashkë do ta bëjmë Kosovën më mirë. Urime. Suksese. Fitore.”, ka thënë Hamza.

Të ngjashme
Hamza: Nuk do të qeverisim për një parti apo një njeri, por për të gjithë qytetarët

Hamza: Nuk do të qeverisim për një parti apo një njeri, por për të gjithë qytetarët

“I presim me padurim”, Hamza përmend Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

“I presim me padurim”, Hamza përmend Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

Hamza paralajmëron Kurtin: Nga e hëna nis llogaridhënia për çdo euro të taksapaguesve

Hamza paralajmëron Kurtin: Nga e hëna nis llogaridhënia për çdo euro të taksapaguesve

Hamza: Gjashtë vjet janë mjaft, Kosova nuk ka më kohë për eksperimente

Hamza: Gjashtë vjet janë mjaft, Kosova nuk ka më kohë për eksperimente

Bedri Hamza: Nuk vij për të prodhuar kriza, vij për t’i ndalur ato

Bedri Hamza: Nuk vij për të prodhuar kriza, vij për t’i ndalur ato

Hamza: Qytetarët janë lodhur, por besojnë te ndryshimi

Hamza: Qytetarët janë lodhur, por besojnë te ndryshimi

Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të jetë Qeveria e re

Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të jetë Qeveria e re

Uran Ismaili me thirrje qytetarëve nga tubimi përmbyllës i PDK-së: Mos e lini vendin në krizë, votoni Bedri Hamzën, ta zhvillojmë Kosovën

Uran Ismaili me thirrje qytetarëve nga tubimi përmbyllës i PDK-së: Mos e lini vendin në krizë, votoni Bedri Hamzën, ta zhvillojmë Kosovën

Mbi 80 për qind e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Mbi 80 për qind e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Trump flet për luftën me Iranin: Vietnami zgjati 19 vjet, duhet kohë

Trump flet për luftën me Iranin: Vietnami zgjati 19 vjet, duhet kohë

Dita e shtatë e protestës, qytetarët në shesh në Tiranë e Shkodër kundër investimit në Zvërnec

Dita e shtatë e protestës, qytetarët në shesh në Tiranë e Shkodër kundër investimit në Zvërnec

Irani udhëton për në Botëror, skuadra fotografohet para nisjes

Irani udhëton për në Botëror, skuadra fotografohet para nisjes

0:000:00