KQZ: Mbi 3 mijë votues jashtë vendit kanë ushtruar të drejtën e votës

KQZ: Mbi 3 mijë votues jashtë vendit kanë ushtruar të drejtën e votës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 09:00 të shtunën kanë votuar 11.24 për qind e votuesve të regjistruar në diasporë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvend.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, bëri të ditur se në orën 06:00, sipas kohës lokale në Kosovë, procesi i votimit ka filluar në ambasadën dhe konsullatën e Republikës së Kosovës në Ankara dhe Stamboll, ndërkaq, në orën 07:00, gjithashtu sipas kohës lokale në Kosovë, votimi ka filluar edhe në 24 përfaqësi të tjera diplomatike që ndodhen në Evropë.


Sipas të dhënave gjatë këtyre orëve të para të votimit nga 25 përfaqësi diplomatike ku ka filluar dhe po zhvillohet votimi, deri në orën 09:00, nga 27,724 votues të regjistruar, kanë votuar 11.24% % apo 3,117 votues.


Gjithashtu, u njoftua se votimi në dy përfaqësitë diplomatike në ShBA (Washington – ambasadë dhe New York – konsullatë) dhe në dy të tjera në Kanada (Otavë – ambasadë dhe Toronto – konsullatë), do të fillojë në orën 07:00 sipas kohës lokale në këto shtete, përkatësisht në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë.


Përfaqësitë diplomatike, në të cilat ka filluar dhe po zhvillohet procesi i votimit janë: 1. GJERMANI: – Berlin – ambasadë; – Frankfurt – konsullatë; – Hamburg – konsullatë; – Mynih – konsullatë; – Shtutgart – konsullatë; dhe – Dyseldorf – konsullatë. 2. ZVICËR – Bernë – ambasadë; – Gjenevë – konsullatë; dhe – Cyrih – konsullatë. 3. MBRETËRIA E BASHKUAR – Londër – ambasadë. 4. FRANCË – Paris – ambasadë; dhe – Strasburg – konsullatë. 5. BELGJIKË – Bruksel – ambasadë. 6. NORVEGJI – Oslo – ambasadë. 7. AUSTRI – Vjenë – ambasadë. 8. SUEDI – Stokholm – ambasadë. 9. SLLOVENI – Lubjanë – ambasadë. 10. DANIMARKË – Kopenhagë – konsullatë. 11. ITALI – Romë – ambasadë; dhe – Milano – konsullatë. 12. TURQI – Ankara – ambasadë; dhe – Stamboll – konsullatë. 13. KROACI – Zagreb – ambasadë. 14. HOLANDË – Hagë – ambasadë. 15. REPUBLIKA ÇEKE – Pragë – ambasadë. 16. HUNGARI – Budapest – ambasadë. Ndërkaq, procesi i votimit, në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë, do të fillojë në këto shtete: 17. SHBA – Washington – ambasadë; dhe – New York – konsullatë. 18. KANADË – Otavë – ambasadë; dhe – Toronto – konsullatë.


Në përgjithësi, votimi do të zhvillohet në 47 vendvotime që u përkasin 17 ambasadave dhe 13 konsullatave të Republikës së Kosovës, të cilat janë të vendosura në 18 shtete të ndryshme. Numri i përgjithshëm i shtetasve të regjistruar për të votuar në 30 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës është 27,724 votues. Vetëm votuesit e regjistruar në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë më 6 qershor 2026, pasi në listën votuese e cila është dërguar në përfaqësi dipomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit (6 maj – 17 maj 2026).


Të ngjashme
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikuar

Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikuar

Dy të mitura raportohen të zhdukura në Gjakovë, policia nis hetimet

Dy të mitura raportohen të zhdukura në Gjakovë, policia nis hetimet

Qytetarit në Mitrovicë të Veriut i vidhet zarfi me para në kafeteri

Qytetarit në Mitrovicë të Veriut i vidhet zarfi me para në kafeteri

Nafta dy centë më shtrenjtë, çmimet e karburanteve sot në Kosovë

Nafta dy centë më shtrenjtë, çmimet e karburanteve sot në Kosovë

Tre të mitur grabisin një lokal në Prishtinë, punëtorja lëndohet duke u ballafaquar me ta

Tre të mitur grabisin një lokal në Prishtinë, punëtorja lëndohet duke u ballafaquar me ta

Irani sulmon shtetet fqinje të Gjirit pas goditjeve të SHBA’së ndaj bazave ushtarake iraniane

Irani sulmon shtetet fqinje të Gjirit pas goditjeve të SHBA’së ndaj bazave ushtarake iraniane

“A s’mendoni se u gjunjëzoheni pak si shumë liderëve perëndimorë?”- Rama, gazetarit italian: I gjunjëzohem vetëm Melonit

“A s’mendoni se u gjunjëzoheni pak si shumë liderëve perëndimorë?”- Rama, gazetarit italian: I gjunjëzohem vetëm Melonit

Sot nis votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Sot nis votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Sot nis shpërndarja e materialit zgjedhor për zgjedhjet 7 qershorit

Sot nis shpërndarja e materialit zgjedhor për zgjedhjet 7 qershorit

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Trumpi thotë se çmimet e naftës do të bien pasi situata në Hormuz të “stabilizohet”

Trumpi thotë se çmimet e naftës do të bien pasi situata në Hormuz të “stabilizohet”

Havolli falënderon qytetarët pas tubimit në Prishtinë: Pashë zemra që rrahin për Kosovën

Havolli falënderon qytetarët pas tubimit në Prishtinë: Pashë zemra që rrahin për Kosovën

0:000:00