Blerim Kuçi bën thirrje për mobilizim në zgjedhje dhe mbështetje për LDK-në

Blerim Kuçi bën thirrje për mobilizim në zgjedhje dhe mbështetje për LDK-në

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Blerim Kuçi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në procesin zgjedhor, duke theksuar rëndësinë e votës për të ardhmen e vendit.

Përmes një postimi publik, Kuçi u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos lejojnë të tjerët të vendosin për të ardhmen e tyre, të familjeve dhe të Kosovës, duke i ftuar që të dalin masivisht në votime.


Ai ka falënderuar mbështetësit, aktivistët dhe qytetarët që, sipas tij, po angazhohen për ndryshim, duke e cilësuar energjinë e tyre si dëshmi të dëshirës për “kthimin e normalitetit”.


Postimi i plotë:


Të dashur qytetarë,

Jemi në momentin kur zëri i secilit prej nesh vendos për të ardhmen.

Ju ftoj për pjesëmarrje masive në votim. Mos i lini të tjerët të vendosin për shtëpinë tuaj, për familjen tuaj, për Kosovën tuaj.

Falënderim i përzemërt për secilin mbështetës, për çdo aktivist, për çdo qytetar që po mobilizohet për ndryshim. Energjia juaj në terren është dëshmia më e pastër se njerëzit e duan kthimin e normalitetit.

Falënderim i veçantë për bashkimin e së djathtës rreth LDK-së. Sot jemi më të fortë, më të bashkuar dhe më të qartë se kurrë për rrugën që duhet të ndjekim.

Kosova dhe shqiptarët gjithmonë kanë ditur të prijnë për së mbari me këmbë të djathtë, dhe jo së majti (SHMAJTAZ). Kështu kemi ndërtuar shtet, keshtu e zhvillojme ekonomine, kështu e ruajmë besimin.

Të dielën, dilni. Votoni për ndryshim. Votoni për të djathtën që bashkon. 🤝✌️

Të ngjashme
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikuar

Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikuar

Dy të mitura raportohen të zhdukura në Gjakovë, policia nis hetimet

Dy të mitura raportohen të zhdukura në Gjakovë, policia nis hetimet

Qytetarit në Mitrovicë të Veriut i vidhet zarfi me para në kafeteri

Qytetarit në Mitrovicë të Veriut i vidhet zarfi me para në kafeteri

KQZ: Mbi 3 mijë votues jashtë vendit kanë ushtruar të drejtën e votës

KQZ: Mbi 3 mijë votues jashtë vendit kanë ushtruar të drejtën e votës

Nafta dy centë më shtrenjtë, çmimet e karburanteve sot në Kosovë

Nafta dy centë më shtrenjtë, çmimet e karburanteve sot në Kosovë

Tre të mitur grabisin një lokal në Prishtinë, punëtorja lëndohet duke u ballafaquar me ta

Tre të mitur grabisin një lokal në Prishtinë, punëtorja lëndohet duke u ballafaquar me ta

Irani sulmon shtetet fqinje të Gjirit pas goditjeve të SHBA’së ndaj bazave ushtarake iraniane

Irani sulmon shtetet fqinje të Gjirit pas goditjeve të SHBA’së ndaj bazave ushtarake iraniane

“A s’mendoni se u gjunjëzoheni pak si shumë liderëve perëndimorë?”- Rama, gazetarit italian: I gjunjëzohem vetëm Melonit

“A s’mendoni se u gjunjëzoheni pak si shumë liderëve perëndimorë?”- Rama, gazetarit italian: I gjunjëzohem vetëm Melonit

Sot nis votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Sot nis votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Sot nis shpërndarja e materialit zgjedhor për zgjedhjet 7 qershorit

Sot nis shpërndarja e materialit zgjedhor për zgjedhjet 7 qershorit

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Trumpi thotë se çmimet e naftës do të bien pasi situata në Hormuz të “stabilizohet”

Trumpi thotë se çmimet e naftës do të bien pasi situata në Hormuz të “stabilizohet”

0:000:00