Hargreaves: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më shpejt, njerëzit po shpresojnë që këto të jenë zgjedhjet e fundit këtë vit

Hargreaves: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më shpejt, njerëzit po shpresojnë që këto të jenë zgjedhjet e fundit këtë vit

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur shpresën që pas procesit zgjedhor, partitë politike të arrijnë marrëveshje për formimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Duke folur për KosovaPress gjatë vëzhgimit të procesit zgjedhor në Zubin Potok, Hargreaves tha se ai dhe diplomatë të tjerë janë pjesë e ekipit të vëzhgimit diplomatik të koordinuar nga Bashkimi Evropian, i njohur si “Diplo Watch”, i cili po monitoron zhvillimet në të gjithë Kosovën.

“Puna jonë është të sigurohemi që të kemi një pasqyrë të qartë në të gjithë Kosovën për atë që po ndodh. Njerëzit në qendrat e votimit kanë qenë shumë ndihmues dhe mikpritës. Dua t’i përgëzoj ata dhe të gjithë ata që po mundësojnë mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve”, tha Hargreaves.

I pyetur nëse shpreson që këto të jenë zgjedhjet e fundit për katër vitet e ardhshme, ambasadori britanik tha se shumë qytetarë në Kosovë ndajnë të njëjtën pritje.


“Kam përshtypjen se shumë njerëz në këtë vend shpresojnë që këto të jenë zgjedhjet e fundit për këtë vit. Nëse është e nevojshme të shkohet sërish në zgjedhje, atëherë kjo do të ndodhë. Por do të ishte shumë mirë nëse pas këtyre zgjedhjeve partitë politike do të mund të arrinin një marrëveshje, jo vetëm për kuvendin dhe qeverinë, por edhe për zgjedhjen e presidentit”, deklaroi ai.

Sipas Hargreaves, është në interes të Kosovës që institucionet e reja të formohen sa më shpejt.

Duke komentuar çështjen e zgjedhjes së presidentit dhe renditjen e proceseve institucionale, ai tha se kjo mbetet përgjegjësi e partive politike.

“Kjo i takon tërësisht partive politike ta zgjidhin mes vete. Unë thjesht mendoj se Kosova ka nevojë për një kuvend, një qeveri dhe një president sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa partive u takon të përcaktojnë renditjen dhe rezultatin e këtij procesi”, theksoi ambasadori britanik./ Periskopi/




Të ngjashme
Nga Kosova drejt Shqipërisë: 43-vjeçarja aksidentohet në rrugën Milot-Kukës

Nga Kosova drejt Shqipërisë: 43-vjeçarja aksidentohet në rrugën Milot-Kukës

Kjo është komuna me daljen më të vogël, votuan veç 12,47 % të qytetarëve

Kjo është komuna me daljen më të vogël, votuan veç 12,47 % të qytetarëve

Zogaj: Fëmija i Kurtit nuk jeton në Kosovë dhe nuk i vuan pasojat e politikave e tij, ky demagog duhet të ndëshkohet

Zogaj: Fëmija i Kurtit nuk jeton në Kosovë dhe nuk i vuan pasojat e politikave e tij, ky demagog duhet të ndëshkohet

E ardhmja e Muriqit lidhet me zgjedhjet te Fenerbahçe

E ardhmja e Muriqit lidhet me zgjedhjet te Fenerbahçe

Këto janë pesë komunat me daljen më të madhe deri më tani

Këto janë pesë komunat me daljen më të madhe deri më tani

Mërgimtari nga Gjermania i zhgënjyer,  i mëshon X fletëvotimit: Edhe refuzimi është qëndrim

Mërgimtari nga Gjermania i zhgënjyer, i mëshon X fletëvotimit: Edhe refuzimi është qëndrim

Pejë: Dy të arrestuar për ndërhyrje në proces zgjedhor

Pejë: Dy të arrestuar për ndërhyrje në proces zgjedhor

Radoniqi: Mua s’më është fshirë ngjyra në gisht, s’besoj që do të ketë përpjekje për votim të dyfishtë

Radoniqi: Mua s’më është fshirë ngjyra në gisht, s’besoj që do të ketë përpjekje për votim të dyfishtë

Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin me katër ekipe, gjithçka duket e qetë dhe pa probleme

Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin me katër ekipe, gjithçka duket e qetë dhe pa probleme

Rreth 7% më pak votues deri në orën 15:00 krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit dhe të shkurtit 2025

Rreth 7% më pak votues deri në orën 15:00 krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit dhe të shkurtit 2025

Automjeti me postera të LVV-së shihet pranë qendrës së votimit në Mitrovicë

Automjeti me postera të LVV-së shihet pranë qendrës së votimit në Mitrovicë

Ky është numri i qytetarëve që votuan në Prishtinë deri në ora 15:00

Ky është numri i qytetarëve që votuan në Prishtinë deri në ora 15:00

0:000:00