Azemi: Shpërndarja e 100 eurove për punëtorët e sektorit privat pritet të nisë nga nesër ose të hënën

Azemi: Shpërndarja e 100 eurove për punëtorët e sektorit privat pritet të nisë nga nesër ose të hënën

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka reaguar lidhur me vonesat në shpërndarjen e 100 eurove të premtuara nga qeveria në detyrë për punëtorët e sektorit privat.

Në lidhje direkte për emisionin Gazeta, Azemi tha se procesi i realizimit të kësaj mase kishte ngecur, duke krijuar pasiguri te përfituesit.


“Veprimet për këto shtesa ranë në një farë gjumi dhe ne e pamë që diçka nuk po funksiononte. Është normale që pas kërkesave të punëtorëve, na u desh të intervenojmë dhe të kërkojmë publikisht nga kryeministri dhe ministri i Financave që t’i ngrisin këto çështje”, deklaroi ai.

Sipas Azemit, megjithëse bëhet fjalë për një shumë jo të madhe, ajo është premtuar dhe punëtorët kanë të drejtë të dinë se kur do të realizohet pagesa.


“Është një shumë e vogël, e premtuar, dhe punëtorët dëshirojnë ta dinë se kur do të ndodhë kjo”, tha ai.

Kryetari i sindikatës bëri të ditur se, bazuar në informacione jozyrtare që disponon organizata që ai drejton, procesi i ndarjes së mjeteve pritet të nisë shumë shpejt.


“Sipas informacioneve tona jozyrtare, kjo ndarje e mjeteve do të fillojë nesër, eventualisht më së largu të hënën”, u shpreh Azemi.

Të ngjashme
Ndarja e karrigeve të deputetëve, KQZ nis përditësimin e të dhënave

Ndarja e karrigeve të deputetëve, KQZ nis përditësimin e të dhënave

Kush me kë? Qëndrimet e qarta, por pazaret ende larg

Kush me kë? Qëndrimet e qarta, por pazaret ende larg

Qyteti francez vendos orë policore për të miturit gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës

Qyteti francez vendos orë policore për të miturit gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës

Trump premton "marrëveshje të shkëlqyer" me Iranin, duke parashikuar nënshkrimin në Evropë

Trump premton "marrëveshje të shkëlqyer" me Iranin, duke parashikuar nënshkrimin në Evropë

Ky kanton i Zvicrës u ndalon mësueseve mbajtjen e shamisë në shkollë

Ky kanton i Zvicrës u ndalon mësueseve mbajtjen e shamisë në shkollë

Dita e 12-të e protestave në Tiranë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Dita e 12-të e protestave në Tiranë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Shënohet goli i parë në Kupën e Botës, mjaftojnë 9 minuta

Shënohet goli i parë në Kupën e Botës, mjaftojnë 9 minuta

Irani thotë se s’është rënë dakord për asnjë dokument për një marrëveshje me ShBA-në

Irani thotë se s’është rënë dakord për asnjë dokument për një marrëveshje me ShBA-në

Kupa e Botës hapet me ceremoni fantastike

Kupa e Botës hapet me ceremoni fantastike

Kurti ankohet tek gazeta austriake: Zgjedhjet na u imponuan, ne nuk i donim

Kurti ankohet tek gazeta austriake: Zgjedhjet na u imponuan, ne nuk i donim

Dalin formacionet e ndeshjes hapëse të Botërorit

Dalin formacionet e ndeshjes hapëse të Botërorit

Trump: Anulon sulmet ndaj Iranit, marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti

Trump: Anulon sulmet ndaj Iranit, marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti

0:000:00