Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit për të intervenuar dhe për të menaxhuar situatën.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje zyrtare lidhur me rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet që Policia e Kosovës të dalë me informacione shtesë gjatë ditës.











