Aksident me fatalitet mes një veture e biçiklete në Prizren, arrestohet një person

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren.
Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar për trajtim në QKUK, por se, i njëjti ka vdekur gjatë trajtimit.
‘’AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Rr. Faik Konica, Prizren / 10.06.2026 – 09:58. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe një biçiklete. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i biçikletës viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, viktima gjatë trajtimit mjekësor ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportin e PK’së. / Periskopi/











