Hajdari si mos me qenë n’Kosovë: Qeveria ka ndërhyrë për çmimet e derivateve të naftës

Hajdari si mos me qenë n’Kosovë: Qeveria ka ndërhyrë për çmimet e derivateve të naftës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Rozeta Hajdari, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se qeveria ka ndërhyrë aty ku ka qenë e nevojshme për stabilizimin e çmimeve të derivateve të naftës, duke kritikuar gjithashtu propozimet e opozitës për uljen e përkohshme të TVSH-së dhe akcizës. Hajdari tha se masat e propozuara nga opozita […]

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Rozeta Hajdari, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se qeveria ka ndërhyrë aty ku ka qenë e nevojshme për stabilizimin e çmimeve të derivateve të naftës, duke kritikuar gjithashtu propozimet e opozitës për uljen e përkohshme të TVSH-së dhe akcizës.

Hajdari tha se masat e propozuara nga opozita janë të paplanifikuara dhe nuk garantojnë ulje reale të çmimeve.

“Po propozohet pra ulja e përkohshme e TVSH-së ose akcizës, subvencionimi i sektorëve më të ndjeshëm përfshirë bujqësinë dhe prodhimin, si dhe mbështetje për transportin publik dhe më shumë, por pa asnjë plan se si do të kompensohen ato. Le ta themi qartë: kjo mund të tingëllojë mirë për ju në aspektin partiak, ju deputetë të opozitës, por është ekonomikisht e papërgjegjshme dhe politikisht populiste. Këto të hyra publike nuk janë abstrakte. Këto të hyra nga buxheti i shtetit janë paga për mësuesit, për mjekët, investime në infrastrukturë, mbështetje për familjet dhe për bizneset. Pra, pyetja është shumë e thjeshtë: Për rritjen e çmimeve të naftës, i bartur nga inflacioni për shkak të krizave gjeopolitike, a jemi gati t’u themi qytetarëve se do të ulet mbështetja për familjet dhe bizneset dhe do të shkurtohen shërbimet publike për një masë që nuk garanton as ulje reale të çmimeve të produkteve të naftës?

Sepse le ta sqarojmë edhe këtë: Ne si grup parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, me qeverisjen tonë, kemi ndërhyrë aty ku duhet. Kemi formalizuar tregun e naftës, kemi eliminuar kostot e panevojshme dhe kemi rritur transparencën. Këto janë masa që japin efekt real dhe afatgjatë“, tha Hajdari.

Të ngjashme
Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve: Çfarë vjen më pas?

Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve: Çfarë vjen më pas?

Konkursi i artistëve: Prince Caffe zgjedh dizajnet e filxhanëve (VIDEO)

Konkursi i artistëve: Prince Caffe zgjedh dizajnet e filxhanëve (VIDEO)

Egjipti i dërgoi një ankesë zyrtare FIFA-s dhe po kërkon dënime drastike, ata veçuan dy gabime themelore

Egjipti i dërgoi një ankesë zyrtare FIFA-s dhe po kërkon dënime drastike, ata veçuan dy gabime themelore

“Papuçet” Gucci kapen në Han të Elezit, i sekuestron Dogana

“Papuçet” Gucci kapen në Han të Elezit, i sekuestron Dogana

Publikohen çmimet tavan të derivateve për sot, nafta më shtrenjtë se dje

Publikohen çmimet tavan të derivateve për sot, nafta më shtrenjtë se dje

Bastisje në burgun e Dubravës, gjendet marihuanë

Bastisje në burgun e Dubravës, gjendet marihuanë

Bajram Begaj i bie nëpër Kosovë, Policia njofton se në disa rrugë trafiku do të ndërpritet përkohësisht

Bajram Begaj i bie nëpër Kosovë, Policia njofton se në disa rrugë trafiku do të ndërpritet përkohësisht

U rrahën mes vete e sulmuan edhe policët, arrestohen dy vëllezërit në Prishtinë

U rrahën mes vete e sulmuan edhe policët, arrestohen dy vëllezërit në Prishtinë

Dëmtohet Kompleksi Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan, nisin hetimet

Dëmtohet Kompleksi Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan, nisin hetimet

E kërcënoi Xhelal Sveçlën nëntorin e kaluar, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

E kërcënoi Xhelal Sveçlën nëntorin e kaluar, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Xhaka flet pas kualifikimit historik të Zvicrës: Si kapiten duhej të merrja përgjegjësi

Xhaka flet pas kualifikimit historik të Zvicrës: Si kapiten duhej të merrja përgjegjësi

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të reja të SHBA’së ndaj Iranit dhe rivendosjes së sanksioneve

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të reja të SHBA’së ndaj Iranit dhe rivendosjes së sanksioneve

Tahiri thotë se Haradinaj s’është më opsion për president: Çështja është e mbyllur

Tahiri thotë se Haradinaj s’është më opsion për president: Çështja është e mbyllur