Qartësohet pak gara për President: Glauk Konjufca jashtë loje, në fokus Vjosa Osmani dhe familja Jashari

Qartësohet pak gara për President: Glauk Konjufca jashtë loje, në fokus Vjosa Osmani dhe familja Jashari

Vjosa Osmani, Murat Jashari dhe Glauk Konjufca janë tre emrat të cilët që një kohë janë duke u përmendur si kandidatë për Presidentin e Kosovës. Por, kësaj çështje ka nisur t’i shihet “drita në fund të tunelit”, pasi Konjufca e qartësoi sot situatën se nuk do të jetë kandidat për shefin e shtetit. Kësisoj, dy […]

Vjosa Osmani, Murat Jashari dhe Glauk Konjufca janë tre emrat të cilët që një kohë janë duke u përmendur si kandidatë për Presidentin e Kosovës. Por, kësaj çështje ka nisur t’i shihet “drita në fund të tunelit”, pasi Konjufca e qartësoi sot situatën se nuk do të jetë kandidat për shefin e shtetit. Kësisoj, dy emra në garë mbesin Vjosa Osmani dhe një emër nga familja Jashari, shkruan Periskopi.

Pas takimeve që pati kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti me Bedri Hamzën e PDK dhe Lumir Abdixhikun e LDK, Kurti theksoi se as partia e tij, as LDK-ja dhe as Partia Demokratike e Kosovës nuk kanë një kandidat të tyre për presidentin.

“Pra, ne si parti nuk kemi pasur kandidat nga radhët tona andaj në vijim ose duhet ta gjejmë një emër të përveçëm që na garanton të jenë së paku dy të tretat e deputetëve që qëndrojnë në sallë dhe votojnë duke zgjedhur një emër të përveçëm në fletëvotim që e hedhin në kuti, më së largu më 4 mars. Ose është tjera që subjektet politike merren vesh për rrugën përpara”, tha Kurti.

Dhe mes shumë raportimeve se një emër nga familja e Jasharajve mund të jetë opsion i Vetëvendosjes për Presidentin, Kurti e pranoi se shkoi në Prekaz ku u takua me Rifat Jasharin.

Në anën tjetër, Glakuk Konjufca konfirmoi sot se ai nuk është kandidat për President, duke theksuar se anëtarë të familjes Jashari janë emrat e vetëm që kanë shkaktuar “pritje pozitive”.

“Ky është një konsensus i partive politike. Deri tash të vetmit emra që kanë shkaktuar automatikisht një pritje pozitive, një konsensus automatik në shoqërinë tonë, është një president nga radhët e familjes Jashari”, tha ai.

Vjosa Osmani synon edhe një mandat: Nëse s’më doni presidente, do të më keni përballë në politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se synon edhe një mandat në krye të shtetit, teksa asaj i skadon mandati si e para e vendit në prill të këtij viti.

“Tani, unë mendoj që Kosovës i duhet një vazhdimësi e punëve të mira. Rrjedhimisht, kjo çështje tani do të jetë në duart e deputetëve të Republikës së Kosovës”, tha Osmani për REL.

Megjithatë, në qoftë se subjektet politike nuk ia bëjnë kuorumin dhe votat për rizgjedhjen e saj në krye të vendit, Osmani kishte paralajmëruar partitë se do ballafaqohen në zgjedhje me të.

“Në fund të fundit është në vullnetin e deputetëve, që vendosin nëse do të më përkrahin apo jo, dhe po e them përsëri, në qoftë se vendosin që po, do të vazhdojmë me punë të mira për vendin, mbrojtje të interesave të qytetarëve, në qoftë se vendosin që jo, atëherë unë e vazhdoj punën në një mënyrë tjetër, nëpërmjet angazhimit politik dhe kurdo që të ketë zgjedhje, atëherë i përballim idetë, nocionet, qëndrimet, energjinë besa e shumëçka tjetër. Por qëllimi im është që të vazhdojë të jem e angazhuar politikisht dhe ta ndihmoj Republikën e Kosovës që të ecë përpara“, kishte thënë Osmani në Klan Kosova.

Partitë opozitare pa emër për President

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza dhe ai i LDK-së Lumir Abdixhiku pas takimeve me Albin Kurtin kanë thënë se nuk kanë ndonjë emër konkret për Presidentin e Kosovës.

Hamza u shpreh i gatshëm për bashkërendim parlamentar për, siç tha, çështje të interesit shtetëror e kombëtar, ndërsa Abdixhiku kërkoi ose marrëveshje politike, ose konsensus.

Në anën tjetër Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka thënë se do ta shqyrtonte pozitën e presidentit, nëse partitë tjera opozitare do të kishin disponim, mirëpo, sipas tij, ato kanë qenë të painteresuara.

Për secilën kandidaturë duhet të sigurohen të paktën 30 nënshkrime të deputetëve.

Kurti i ka 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, ndërsa për zgjedhjen e presidentit duhen të paktën 80 vota prej 120 në total.

Nëse në dy rundet e para të votimit një kandidat nuk i siguron 80 vota, atëherë në votimin e tretë mjafton t’i ketë 61 sosh.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?