Marrëveshja Kurti-Abdixhiku në nivel qendror, peng i koalicionit të Ramës në Prishtinë – A do ta lë jashtë qeverisjes PDK`në, kryetari i Prishtinës?

Marrëveshja Kurti-Abdixhiku në nivel qendror, peng i koalicionit të Ramës në Prishtinë – A do ta lë jashtë qeverisjes PDK`në, kryetari i Prishtinës?

Janë bërë katër muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve lokale në Kosovë, ndërsa fituesi i zgjedhje lokale Përparim Rama ende nuk e ka prezantuar kabinetin e tij . Ndonëse fitoi edhe një mandat si kryetar i Prishtinës, Përparim Ramës nuk po i ngutet prezantimi i kabinetit të tij me të cilin do ta drejtojë komunën, […]

Janë bërë katër muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve lokale në Kosovë, ndërsa fituesi i zgjedhje lokale Përparim Rama ende nuk e ka prezantuar kabinetin e tij . Ndonëse fitoi edhe një mandat si kryetar i Prishtinës, Përparim Ramës nuk po i ngutet prezantimi i kabinetit të tij me të cilin do ta drejtojë komunën, shkruan Periskopi.

Në parim ekziston një marrëveshje për bashkëqeverisje midis dy partive politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demorkatike, gjegjësisht midis Përparim Ramës dhe Uran Ismailit, si kryetar i PDK në Prishtinë.

“Tortja” për ndarjen e pushtetit në kryqytet tashmë është e ndarë, por që kryetari i Prishtinës Përparim Rama sy e vesh i ka nga Lidhja Demokratike e Kosovës, saktësisht te Lumir Abdixhiku, nëse partia që drejton do të vendoste për një koalicion në nivel qendror më Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndërkohë, burime të Periskopit kanë thënë se LDK dhe PDK në Prishtinë tashmë i kanë ndarë drejtoritë, por që AAK ka mbetur e pakënaqur.

PDK-së i janë ofruar 8 drejtori dhe 4 ndërmarrje publike, ndërsa AAK`së vetëm 2 drejtori.

Në rast të një koalicioni në nivel qendror VV dhe LDK, ku do të përfshihej edhe çështja e presidentit dhe disa ministri për LDK, atëherë burime të Periskopit kanë thënë se Përparim Rama do ta lëntë “me gishta në gojë” PDK`në e Uran Ismailit në Prishtinë.

“Në rast do të këtë koalicion në nivel qendror, brenda pak ditësh do të zyrtarizohej edhe ai në kryeqytet ndërmjet LDK e VV. Përparim Rama është i gatshëm t`i ofrojë VV në Prishtinë çkado që kërkojnë ata”, ka thënë një burim i Periskopit nga LDK`ja.

Në lidhje me këto zhvillime, Periskopi ka kontaktuar nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Florian Dushin, i cili tha se për këto çështje ekskluzivisht duhet të pyetet Përparim Rama.

Ndonëse Periskopi kontaktoi edhe Ramën, ai nuk ishte i qasshëm në telefon.

E Gëzim Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë, vlerësoi se mospublikimi i kabinetit nga Përparim Rama është për shkak të pakënaqësive me ndarjen e pushtetit.

“Mospublikimi i kabinetit është si pasojë e e paknaqësive me ndarjen e pushteti dhe nuk është çështje parimore, por interesa puro-politike të subjekteve që kanë me qeverisë me Prishtinën, kryesisht PDK dhe LDK”, tha Sveçla për Periskopin.

Redaksia ka kontakaur edhe me shefin e Grupit Parlamentar të PDK`së në Kuvendin Komunal, Leutrim Retkcori, po që ai tha se do të përgjigjet sapo të marrë informacionet e fundit nga partia që përfaqëson.

Deri në këto momente kur është publikuar ky artikull, Retkoceri nuk ka kthyer përgjigje.

Në anën tjetër, Bekë Berisha i AAK i tha Periskopit se nuk ka asnjë informacion se çfarë po ndodh brenda Komunës së Prishtinës.

“Nuk e di valla”, tha shkurt Berisha për Periskopin.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale janë mbajtur me 12 tetor 2025, ndërsa balotazhi në Prishtinë dhe disa komuna tjera me 9 nëntor.

Kryetari Përparim Rama është betuar për mandatin e tij të dytë me 9 dhjetor 2025./Periskopi.

Të ngjashme
Ish-kryediplomati norvegjez: Zbardhja e fatit të të zhdukurve është e mundur, por mbeten sfida në Kosovë

Ish-kryediplomati norvegjez: Zbardhja e fatit të të zhdukurve është e mundur, por mbeten sfida në Kosovë

Gjini mbështet nismën e IKD-së: Keqpërdorimi i parasë publike për fushata duhet të dënohet me ligj

Gjini mbështet nismën e IKD-së: Keqpërdorimi i parasë publike për fushata duhet të dënohet me ligj

BE-ja e gjobit Google me 890 milionë euro

BE-ja e gjobit Google me 890 milionë euro

Trafiku Urban njofton për devijim të përkohshëm të linjave të autobusëve

Trafiku Urban njofton për devijim të përkohshëm të linjave të autobusëve

Videoja bëhet virale, burri pas Trumpit imiton gjestet e presidentit gjatë tubimit

Videoja bëhet virale, burri pas Trumpit imiton gjestet e presidentit gjatë tubimit

Bilanc tragjik nga Ebola në Kongo mbi 1000 viktima, rritet shqetësimi për përhapjen

Bilanc tragjik nga Ebola në Kongo mbi 1000 viktima, rritet shqetësimi për përhapjen

Disa të lënduar teksa protestuesit përplasen me policinë në protestën antiqeveritare në Shqipëri

Disa të lënduar teksa protestuesit përplasen me policinë në protestën antiqeveritare në Shqipëri

Shkoi për pushime, 75-vjeçari humb jetën në plazhin e Orikumit

Shkoi për pushime, 75-vjeçari humb jetën në plazhin e Orikumit

Nuk i kishte deklaruar mbi 172 mijë euro, Shpend Ahmeti mundohet të arsyetohet: Ishin ndihmë nga familja

Nuk i kishte deklaruar mbi 172 mijë euro, Shpend Ahmeti mundohet të arsyetohet: Ishin ndihmë nga familja

Në Kroaci zbulohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova të aksidentit tragjik të vitit 2021

Në Kroaci zbulohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova të aksidentit tragjik të vitit 2021

Burg për komentin kërcënues ndaj Hysni Gucatit, Gjykata jep vendimin

Burg për komentin kërcënues ndaj Hysni Gucatit, Gjykata jep vendimin

Rrënimi i shtëpisë në Rrugën A, ndalohet vëllai i pronarit

Rrënimi i shtëpisë në Rrugën A, ndalohet vëllai i pronarit

Zbulohet data kur do të zyrtarizohet Zidane si trajner i ri i Francës

Zbulohet data kur do të zyrtarizohet Zidane si trajner i ri i Francës